Ndërroi jetë në moshën 18-vjeçare për shkak të atakut kardiak, mjeku: Është problem gjenetik

Historia e 18-vjeçares, Lorena Bërdufi, është historia e një vajze të bukur, me një fund tragjik. Ajo ka qenë pjesëmarrëse në disa kompeticione të bukurisë si “Miss Kavaja” në qytetin e saj dhe së fundi në “Miss Univers Albania 2023”.

Lorena Bërdufi, ndërroi jetë në mëngjesin e 25 janarit, atëherë kur zemra e saj pësoi goditjen fatale. Historia përsëritet për familjen Bërdufi, pasi ata kanë humbur vajzën tjetër më të vogël në të njëjtat rrethana.

Këtë të hënë ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, mjeku kardiolog, Elton Qeli, i cili ka folur për rastin tragjik dhe për atakun kardiak në përgjithësi. Ai u shpreh se në rastin e dy motrave, të cilat kanë ndërruar jetë nga i njëjti shkak, problemi është gjenetik.

Rudina Magjistari: Si shpjegohet që të dyja motrave u ka ndodhur e njëjta gjë? Duke se diçka gjenetike, besoj që duhet të ketë në mes, megjithatë, fakti që ataku kardiak shfaqet në mosha kaq të reja, çfarë mund të themi nga këndvështrimi juaj?

Elton Qeli: Përshëndetje Rudina, ngushëllime të ndjera familjes, për këtë humbje të 2-fishtë. Përtej kësaj ngjarje, unë doja ta cekja si fenomen të përgjithshëm, problemin e vdekjeve të papritura në mosha të reja, sepse vërtetë është një fenomen shumë shqetësues, që gjithmonë e më shumë po rritet. Faktikisht, në moshat e reja bëhet fjalë për subjekte nën 35 vjeç, të cilat bëjnë vdekje të papritura. Përgjithësisht mendohet, të paktën sipas literaturës, që shkaqet kryesore për këto mund të jenë probleme gjenetike. Pra, janë sëmundje gjenetike të cilat prekin qoftë muskulin e zemrës, qoftë sistemin e kanaleve elektrike në brendësi të zemrës, të cilat shoqërohen ndonjëherë edhe pa simptoma ose pa shenja paralajmëruese, me humbje të jetës në mosha të reja.

Rudina Magjistari: Megjithatë, në këtë rast duhet të jetë shumë prezent edhe faktori gjenetik apo jo, në rastin e dy motrave, që i ka bërë të ndahen nga jeta kaq herët?

Elton Qeli: Besoj se po, sepse janë dy vajza në moshë shumë të re, të së njëjtës familje, ku patjetër problemi gjenetik është evident në këtë rast. Është ndryshe nga rastet që ne jemi mësuar të shohim mbi 40 apo 45, që bëjnë vdekje kardiake të papritura në bazë të sëmundjeve. Domethënë, baza kryesore e këtyre çrregullimeve në mosha kaq të reja, përgjithësisht është faktori gjenetik. 

Related Posts

Tesla recalls a staggering 700,000 vehicles over concerning fault that ‘increases risk of crashing’

Elon Musk’s electric vehicle company has noticed a potentially deadly flaw in three models Tesla has recalled nearly 700,000 cars after a potentially dangerous fault was discovered….

Justin Baldoni dropped by talent agency after Blake Lively sues for sexual harassment and alleged campaign to ‘destroy her reputation’

Justin Baldoni and Blake Lively starred alongside each other in the 2024 flick It Ends With Us Justin Baldoni has been let go by his talent agency…

People are just realizing the morbid meaning behind iconic barber’s pole

It’s not just there as a colorful decoration to adorn the front of barbershop windows If you’ve ever wondered what the striped pole outside a barbershop symbolizes,…

Jeff Bezos set to marry fiancée Lauren Sánchez in $600,000,000 wedding and the plans are mind-blowing

Amazon founder Jeff Bezos got engaged to journalist Lauren Sánchez in May 2023 Sources have revealed alleged details surrounding Amazon founder Jeff Bezos’ wedding to Lauren Sánchez….

Parents of 10-year-old boy reveal vile nickname bullies allegedly called son before he took his own life

Sammy Teusch died by suicide on May 5, 2024 Warning: This article contains discussion of suicide which some readers may find distressing. The parents of a 10-year-old…

Blake Lively sues co-star for sexual harassment and alleged campaign to ‘destroy her reputation’

Blake Lively and Justin Baldoni co-starred in the movie adaptation of Colleen Hoover’s ‘It Ends With Us’ Blake Lively has filed a lawsuit against It Ends with Us co-star…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *