Qëkur Arbana Osmani mbeti jashtë “Big Brother”, të shumta kanë qenë teoritë rreth së ardhmes së saj në televizion. Prej kohësh, Arbana i është përkushtuar biznesit të saj, duke u shkëputur hë për hë nga ekrani.
Por duket se shumë shpejt, do ta shohim në televizion, vetëm se këtë herë nën një logo tjetër. Burime për “Foli.al” tregojnë se Arbana do të rikthehet në ekran ashtu si premtoi, por jo në ekranin e “Top-Channel”, por në atë të “TV Klan”. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Arbana do të vijojë karrierën e saj si moderatore, me një projekt të saj, ndërsa nuk dihen detajet e projektit. Gjithashtu me të, edhe Eduart Grishaj do t’i bashkohet Arbanës në këtë projekt të ri në “TV Klan”.
Nga ana tjetër, edhe moderatorja Alketa Vejsiu në një rubrikë “pyetje-përgjigje” me ndjekësit, u shpreh se është e hapur për një projekt me Arbanën dhe po pret idenë e saj, të cilën do e ndiqte me kënaqësi. Të jenë të gjitha këto detaje një konfirmim që tashmë moderatorja Arbana Osmani po “bashkon forcat” me “TV Klan”?
Teksa Ledioni u rikthye në ekran dhe Arbana u konfirmua se nuk do të ishte më pjesë e spektaklit, Big Brother, kanë nisur të dalin në sipërfaqe edhe inatet e vjetra me koleget. Dikur kolege nën një logo, duket se dy vajzat paskan pasur disa inate, që ne nuk i kemi ditur. Ishte Luana ajo që postoi e para një foto ku shkruajti: “Karma e ka merituar një gëzuar”.
Kaq mjaftoi dhe thashethemet nisën, duke menduar që ky është një thumb për Arbanën. Kujtojmë se para se “Big Brother 1” të niste, Luana përflitej si një ndër emrat e mundshëm për ta moderuar këtë format.
Pas suksesit me “Shiko kush Luan”, u duk sikur Luana u shndërrua në imazhin ikonë të ekranit, teksa Arbana ishte ende pa një emision pas lindjes së djalit të dytë, si dhe përfundimit të “Dua të të bëj të lumtur”. Por, gjithçka u mbyll shpejt për Luanën, kur kjo e fundit kuptoi që në fakt, Arbana ia kishte marrë “Big Brother”. Ishte kjo dhe arsyeja e largimit të saj nga televizioni ku ishte pjesë që 15 vjeç.