“Le ta thotë hapur”, Ali Ahmeti reagon pasi Kurti i ftoi në zyrë kundërshtarët e tij

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur rreth takimit që pati kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me krerët e partive shqiptare opozitare në Maqedoninë e Veriut, si dhe përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare atje më 8 maj.

Ahmeti tha se nëse Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit planifikon që të marrë pjesë në zgjedhjet atje, duhet ta thotë hapur këtë gjë.

“Nuk ka asgjë të keqe nga takimet. Edhe unë kam qenë me Kurtin me bashkëpunëtorët e mi. Secili udhëheqës cakton ca objektiva për veprim, por kjo çka tha Mexhiti nuk përkon me deklaratën e Kurtit që bëri në Shkup, e që tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk merr pjesë në këto zgjedhje. Nëse ka strategji të kamuflohen gjërat nuk është mirë, le të thuhen gjërat hapur dhe nuk na pengon asgjë”, tha Ahmeti në një intervistë për RTK-në.

Ai theksoi se asnjëherë nuk është involvuar në zgjedhjet e Kosovës, ndonëse ka miq e bashkëluftëtarë si në LVV, si në PDK apo në AAK, teksa është shprehur i bindur për fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Kurti në Shkup tha se nuk marrim pjesë dhe nuk jemi të regjistruar si parti politike. Nëse vendos për t’u përfshirë le të vendos, merr pjesë në zgjedhje, kutitë e votimit janë të vendosura dhe në mbrëmje shpalosen rezultatet. Aktualisht nëse thirremi në studime e analiza, BDI është fitues i këtyre zgjedhjeve akoma pa u mbajtur ato dhe këtë e dinë edhe partitë politike maqedonase edhe ato shqiptare, edhe opozita maqedonase edhe ajo shqiptare. Unë asnjëherë nuk jam zhgënjyer nga parashikimet dhe nga studimet me ekspertë e me ekspertizë të mirëfilltë. Por koha do ta vërtetojë”, ka shtuar Ahmeti.

I pyetur nëse përfshirja de fakto e Vetëvendosjes në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut do të ndikojë në rezultatet zgjedhore, kreu i BDI-së ka thënë se ”nuk mendoj se mund të ndikoj në rezultat sepse elektorati shqiptar është mjaft i përcaktuar në Maqedoni”.

Kreu i BDI-së shtoi se nuk është në armiqësi me asnjë parti politike as në Kosovë, as në Shqipëri e as në Maqedoninë e Veriut, derisa ka këmbëngulur se shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nuk u duhen shumë parti.

“Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nuk u duhen 3, 4, 5, 6 apo 7 parti sepse aq më shumë parti të jenë, atëherë shqiptarët do të jenë më të parëndësishëm”, ka nënvizuar Ahmeti.

Related Posts

Tesla recalls a staggering 700,000 vehicles over concerning fault that ‘increases risk of crashing’

Elon Musk’s electric vehicle company has noticed a potentially deadly flaw in three models Tesla has recalled nearly 700,000 cars after a potentially dangerous fault was discovered….

Justin Baldoni dropped by talent agency after Blake Lively sues for sexual harassment and alleged campaign to ‘destroy her reputation’

Justin Baldoni and Blake Lively starred alongside each other in the 2024 flick It Ends With Us Justin Baldoni has been let go by his talent agency…

People are just realizing the morbid meaning behind iconic barber’s pole

It’s not just there as a colorful decoration to adorn the front of barbershop windows If you’ve ever wondered what the striped pole outside a barbershop symbolizes,…

Jeff Bezos set to marry fiancée Lauren Sánchez in $600,000,000 wedding and the plans are mind-blowing

Amazon founder Jeff Bezos got engaged to journalist Lauren Sánchez in May 2023 Sources have revealed alleged details surrounding Amazon founder Jeff Bezos’ wedding to Lauren Sánchez….

Parents of 10-year-old boy reveal vile nickname bullies allegedly called son before he took his own life

Sammy Teusch died by suicide on May 5, 2024 Warning: This article contains discussion of suicide which some readers may find distressing. The parents of a 10-year-old…

Blake Lively sues co-star for sexual harassment and alleged campaign to ‘destroy her reputation’

Blake Lively and Justin Baldoni co-starred in the movie adaptation of Colleen Hoover’s ‘It Ends With Us’ Blake Lively has filed a lawsuit against It Ends with Us co-star…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *