11 Apr 2025, Fri 12:08:04 AM

Kasami: Talat Xhaferi nuk ka bërë asgjë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka folur  për zhvillimet politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ai tha se kryeministri shqiptar i sapo zgjedhur, Talat Xhaferi ka bërë shumë pak për çështjen shqiptare.

Talat Xhaferi të mos them aspak, por shumë pak ka bërë për çështjen shqiptare edhe si minisër i mbrojtjes, si kryetar i kuvendit, edhe sot si kryeministër. Ne duhet më shumë se për simbolika, të flasim për thelbin e shtetit, më shumë sesa për pushtetin, le të flasim për pronësinë e shtetit.“, deklaroi ai për RTK Prime.

Kasami tha se Xhaferi duhet të tregojë se çfarë kryeministri do të jetë për shqiptarët.

Talat Xhaferi, kryeministër historik shqiptar duhet të tregojë se çfarë duhet të jetë ai më shumë kryeministër për shqiptarët, për çështjen shqiptare sesa Dimitar Kovaçevski, që ishte para tij, apo ai më herët Zoran Zaev. Pra, këtu është çështja thelbesore.“, u shpreh Kasami.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

What do you like about this page?

0 / 400