Audio ekskluzive: “10 mijë euro edhe del prej lojës”, si e shantazhoi “gazetari” familjarin e Fadil Nurës

Tafil Smajli është arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Kosovës. Ai dyshohet se ka shantazhuar familjarin e kryetarit të Skenderajt, Fadil Nurën. Smajli, siç merr vesh Insajderi, i ka kërkuar 10 mijë euro nga Betim Lushtakut. Ai e ka kërcënuar atë se do të publikoj në portalin e tij një video, nëse nuk do ti’a dorëzojë parat. Gazeta Insajderi ka siguruar një audio incizim nga biseda mes tyre.

Tafil Smajli, i cili menaxhon portalet “Prishtina Sot” dhe “Skenderaj Press”, dyshohet se ka shantazhuar Betim Lushtakun duke ia kërkuar 10 mijë euro. Kjo shumë e parave do të mjaftonte që të mos bëhej publike një video komprometuese për Lushtakun, kërcënonte shantazhuesi Smajli.

Gazeta Insajderi ka arritur të siguroj një audio incizim ekskluziv nga biseda mes Smajlit dhe Lushtakut.

Tafil Smajli aty dëgjohet duke i thënë Lushtakut “10 mijë euro edhe del prej lojës“. Ndërsa ky i fundit kishte një kusht. Kërkonte nga Smajli që mos t’i kërkoheshin para tjera në të ardhmën, por që pazari të mbyllej vetëm me këto 10 mijë euro.
Gazeta Insajderi sjell të transkriptuar edhe bisedën mes dy protagonistëve:

Lushtaku: Qeto 10 mijë euro… a janë në rregull vëlla? Çka nëse më lypni diçka më shumë ju?

Smajli: O shoku jem, mos u merrë… kur thamë diçka ajo punë përfundon. Unë të garantoj shoku jem që ti je jashtë lojës. Tani kam punë me tjetërkënd.

Lushtaku: Me dal tani me mi lyp 20 mijë.

Smajli: Shoku jem, a je tu kuptu ti? Je i daltë jashtë lojë me qet 10 mijëshe. Unë e msheli me ty, nuk merrem me ty.

Biseda e plotë:

Lushtaku thotë se ishte një video e inskenuar

Lidhur me këtë, Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe me Betim Lushtakun. Ai tha se Smajli e ka kërcënuar me një video të inskenuar.

“Po më ka shantazhuar duke kërkuar 10 mijë euro. Video për të cilën ai ka folur ishte inskenim”, tha ai.

Ndaj Tafil Smajlit, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka kërkuar paraburgim.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka filluar hetimet për këtë rast. Për të pandehurin është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit“, thuhet në përgjigjen e dhënë për Insajderin.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia. Në njoftimin e Policisë theksohet se shantazhuesi kërkonte para për mos publikimin e një video.

“SHANTAZH Skenderaj / 10.01.2024 – 14:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka shantazhuar viktimën mashkull kosovar duke kërkuar para për mos publikim të një video. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet me dije nga Policia.

Reagimi publik i Fadil Nurës

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka dje reaguar pas arrestimit të Tafil Smajlit.

Ai përmes një shkrimi në “Facebook”, mes tjerash kishte shkruar “Zotohem para jush se as nuk frikësohem e as nuk shantazhohem kundrejt askujt!”.

Nura përmendi se janë një grup ‘shantazhistë’ që brenda të cilit mund të ketë ka figura publike.

“Me keqardhje ndaj të gjithëve që janë ndjerë të shqetësuar nga lajmet e sotme ku u apostrofua emri im, lidhur me përpjekjet e një grushti shantazhuesish (brenda të cilit mund të ketë figura me përgjegjësi publike) të lidhur për një qëllimi të përbashkët kriminal – material dhe politik, sot filluan të përfundojnë në pranga të policisë!”, tha i pari i Skenderajt.

Related Posts

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Mother of ballerina Michaela DePrince dies within 24 hours of daughter’s shock death

Ballet dancer Michaela DePrince performed with Beyoncé and was seen as a trailblazer in the art Michaela DePrince, an orphan from Sierra Leone who was adopted by…

Jennifer Lopez’s first husband has savage message for her amid ongoing divorce from Ben Affleck

Actor Ojani Noa was Lopez’s first husband before they divorced after less than a year The man who was married to Jennifer Lopez before Ben Affleck shared…

Man receives $1,400,000 speeding ticket for driving 90mph in a 55mph zone

Connor Cato knew he was speeding, but didn’t expect to be fined over $1 million A Georgia-based man couldn’t believe his eyes when he discovered he had…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *