Zeka: Naim Murseli, i zhytur në fajde. Babai i tij është çelësi i enigmës, ai ka shtyrë të birin! Motra e Liridonës di…

Çelësi i enigmës së vrasjes së Liridona Ademajt është te babai i Naim Murselit, sipas gazetarit Milaim Zeka.

Në një intervistë për “Wake Up”, Zeka u shpreh se veprimet e të atit të Murselit janë të dyshimta.

“Që nga fillimi, e kam thënë që e gjithë enigma është te i ati. Si erdhi nga Suedia dhe dha pafund intervista, ndërkohë që i kishte vdekur nusja e djalit. Ishte aq kontrovers, çfarë thoshte në fjalinë e parë, nuk thoshte në fjalinë e dytë.

Unë mendoj që çelësi i enigmës së kësaj vrasjeje fshihet te babai i Naimit, që doli se edhe ai mund të jetë shtysë. Doli që i ka treguar disa mesazhe të Liridonës te Naimi”, tha Zeka.

Nga kontaktet me hetuesit, unë mund të them që ata dinë çdo gjë, theksoi analisti. Sipas tij, Naimi ishte i zhytur në borxhe dhe shumë sekrete për çiftin i dinte motra e 30-vjeçares.
“Motra e Liridonës di disa sekrete. Unë di që Naimi ka marrë para me fajde dhe është zhytur në fajde. Di që ka bërë një biznes diku 400 mijë euro me një biznesmen në Suedi dhe një ushtarak amerikan e ka takuar në hotel të Pacollit, i ka thënë më jep 1 mijë euro sot dhe t’i kthej 12 mijë. Jetonte në botën e luksit me borxhe, si ato fotot me Rita Orën. Ka shumë VIP-a kështu në Shqipëri dhe Kosovë. Është bërë turp të jesh VIP.

Unë mendoj që edhe Policia e Kosovës e ka pak problem, lexova që është përfshirë edhe Amerika, edhe policia suedeze. Kjo e fundit e ka më të lehtë të nxjerrë bisedat”, shtoi ai.
Deklarata e vrasësit që shprehet se Naim Murseli ndodhej në makinë gjatë vrasjes, është e qartë, shtoi Zeka në “Wake Up”.

“Me rëndësi është fakti se deklarata e vrasësit që thotë kur kam vrarë Liridonën, Naimi ishte brenda në makinë. Ai tha që nuk i ka parë fëmijët. Është e logjikshme që një vrasës kur hyn të vrasë dikë nuk sheh nëse në sediljen e pasme ka fëmijë apo valixhe. Deklarata e vrasësit është e qartë”, deklaroi Zeka.

Related Posts

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Mother of ballerina Michaela DePrince dies within 24 hours of daughter’s shock death

Ballet dancer Michaela DePrince performed with Beyoncé and was seen as a trailblazer in the art Michaela DePrince, an orphan from Sierra Leone who was adopted by…

Jennifer Lopez’s first husband has savage message for her amid ongoing divorce from Ben Affleck

Actor Ojani Noa was Lopez’s first husband before they divorced after less than a year The man who was married to Jennifer Lopez before Ben Affleck shared…

Man receives $1,400,000 speeding ticket for driving 90mph in a 55mph zone

Connor Cato knew he was speeding, but didn’t expect to be fined over $1 million A Georgia-based man couldn’t believe his eyes when he discovered he had…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *