18 vjeçarja i dha fund jetës me fostoksinë, vjehrra shpërthen në lot: Unë kam lënë kokën për atë, e bullizonin në shkollë…

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas ngjarjes së djeshme ku një 18 vjeçare nga fshati Çukas i Fierit i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë. Kanë folur për gazetaren e Klan News Anila Sefa, vjehrrit e së ndjerës.

Ata hedhin poshtë çdo dyshim se e reja mund të jetë presionuar psikologjikisht në atë shtëpi. Babai i 24 vjeçarit, Arben Drajçi thotë se çifti s’kanë pasur asnjëherë konflikte dhe se vajza bullizohej në shkollë. Ai thekson se nusja e tij ka konsumuar fostoksinën dhe e ka lajmëruar djalin e tij Entilo Drajçi, në ditën që sipas tij ajo kishte ardhur duke qarë nga shkolla.

“E di dhe familja e saj sa mirë e kemi mbajtur, besoj nuk do jenë në kundërshtim me këtë se po të ishin në kundërshtim mund të na e mbyllnin derën që ditën e parë atje. 99% i vjen nga shkolla, këto të dhëna i kemi deri diku. 99% i vjen nga shkolla. Edhe ditën që ka qenë në shkollë, mësuesit e mohojnë. Ajo ka qenë, e kemi të sigurt. Mund të ketë pasur këto xhelozitë e shoqeve. A ia kanë bërë kot, se ça, a qysh tek këtë nuk e di. Por, presion në këtë shtëpi nuk ka pasur kurrë! Na thanë se ka dalë nga shkolla duke qarë. Janë të regjistruara në telefon, i tha çunit më merr tek shtëpia se ashtu kemi një biznes të vogël e ndërrohemi në orën 3, sa e solli këtu…Iku për të pirë një kafe me të vëllanë, i shkruan, ato janë të gjitha atje, hajde se unë piva kokërr. Ta kishte pasur këtë presion ajo s’do i thoshte çunit hajde më merr, janë të gjitha të shkruara. Mendoj se këto portalet të jenë më të kujdesshme se edhe po të mos e kishim nuse djali, ne ndjejmë si prindër, jemi shumë të pastër në vetvete. Se ça thonë njerëzit, njeriut i ndodhka çdo gjë”, deklaroi vjehrri i së ndjerës.

Edhe bashkëshortja e tij, Sajmira, ka fjalët më të mira për nusen. Madje ajo e pikëlluar kërkon që të zbardhet e vërteta pasi nusen e konsideronte si vajzën e saj.

“Vajza ka qenë e mirë. Unë kam lënë kokën për atë, ça na bëri neve nuk e di”, thotë ajo duke qarë.

“Unë s’kam mirë çunin, thotë do bëj të njëjtën gjë që bëri ajo. E mbanim në pëllëmbë të dorës, nuk i mungonte asgjë, shkoja në punë dhe torturohesha thoja vetëm asaj mos t’i mungonte asgjë. I thoja o Bruna mos u mundo me asgjë moj zemër. Dy dhoma janë, rri e qetë. Goca ka qenë e ngarkuar nga shkolla. Nuk ma kanë lënë rehat. Edhe atë ditë që ka qenë për herë të fundit, më thanë ka ikur duke qarë. Pasi erdhi nga shkolla, ka ikur te nëna vet dhe i ka thënë nuk jam mirë. I tha çunit hajde se kam pirë helm“, shton më tej.

Pasi mbaroi shkollën, e reja nga Fieri i shkroi mesazh bashkëshortit: Hajde se piva helmin!

25 ditë si nuse, e reja nga Fieri vendosi t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar. Sot për mediat kanë folur prindërit e bashkëshortit të saj. Të pikëlluar për humbjen, ata hedhin poshtë çdo dyshim se 18 vjeçarja është konfliktuar me të shoqin. E përshkruajnë si një vajzë të dashur e të mirë me të gjithë.

Madje ata kërkojnë që të zbardhet ngjarja, pasi sipas tyre e reja bullizohej nga shoqet në shkollë. Ditën që ajo konsumoi fostoksinë, shprehen ata, kishte dalë nga shkolla duke qarë. Një nga kushërinjtë e familjes, Indrit Bytyçi thotë se ishte me Entilo Drajçin (bashkëshorti i 18 vjeçares) kur gruaja e tij i shkroi mesazh “Hajde se piva helmin”.

Ata kanë shkuar menjëherë në banesë dhe e kanë dërguar në spital.

“Ajo i shkruajti mesazh që piva fostoksinë. Ai i shkruajti mos guxo dhe ne u nisëm me vrap për te goca. E gjejmë në këmbë, ishte mëse normale, me gotë uji në dorë. E pyet e ke pirë apo jo, ajo e pohoi pastaj ne e morëm direkt për në spital, gati sa nuk bëmë aksident. Djali ishte te lokali, sa e lamë në shtëpi, punë minutash…Sa u ulëm, vajza i shkruan mesazh.”

Viktima 18 vjeçare dhe djali 24 vjeçar ishin njohur 2 vjet më parë në rrjetet sociale. Policia e Fierit po heton në gjendje të lirë djalin, ndërsa atij i është marrë telefoni dhe është pyetur në lidhje me ngjarjen.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u raportua mesditën e djeshme.

Related Posts

People divided after passenger was forced to give up first class plane seat for a dog

The dog traveled in style… Much of the internet has been left divided after a passenger was forced to give up their first class seat for a…

Tesla recalls a staggering 700,000 vehicles over concerning fault that ‘increases risk of crashing’

Elon Musk’s electric vehicle company has noticed a potentially deadly flaw in three models Tesla has recalled nearly 700,000 cars after a potentially dangerous fault was discovered….

Justin Baldoni dropped by talent agency after Blake Lively sues for sexual harassment and alleged campaign to ‘destroy her reputation’

Justin Baldoni and Blake Lively starred alongside each other in the 2024 flick It Ends With Us Justin Baldoni has been let go by his talent agency…

People are just realizing the morbid meaning behind iconic barber’s pole

It’s not just there as a colorful decoration to adorn the front of barbershop windows If you’ve ever wondered what the striped pole outside a barbershop symbolizes,…

Jeff Bezos set to marry fiancée Lauren Sánchez in $600,000,000 wedding and the plans are mind-blowing

Amazon founder Jeff Bezos got engaged to journalist Lauren Sánchez in May 2023 Sources have revealed alleged details surrounding Amazon founder Jeff Bezos’ wedding to Lauren Sánchez….

Parents of 10-year-old boy reveal vile nickname bullies allegedly called son before he took his own life

Sammy Teusch died by suicide on May 5, 2024 Warning: This article contains discussion of suicide which some readers may find distressing. The parents of a 10-year-old…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *