Ai vazhdon të mbetet njëri nga rap-artistët më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar.
Bëhet fjalë për Unikkatil, i cili edhe pse sjell këngë rrallë, ato pëlqehen tejet shumë nga publiku.
I njëjti nuk është aktiv as edhe në rrjete sociale, por që herë pas here merr vëmendje me postimet.
Artisti i njohur bëri një postim në rrjete sociale, në të cilin duket se po ‘thumbon’ dikë.
“Koha me ia mbyllë gojën atyre që dyshojnë”, kanë qenë fjalët e Viktor Palokajt (emri i vërtetë).
Mbase reperi do të rikthehet së shpejti me muzikë e projekte të reja.
I fundit projekt që e lansoi mbetet “Reja” rreth shtatë muaj më parë.