1 Apr 2026, Wed

Futbollisti kosovar takohet me legjenden suedeze, Zlatan Ibrahimovic

Futbollisti kosovar Arijon Ibrahimovic është takuar me legjenden suedeze, Zlatan Ibrahimovic.

Ai ka postuar një fotografi me ish-futbollistin e Milanit, Interit, Juventusit e Barcelonës, i cili u shpreh i lumtur që njohu nga afër.

Fotografia është bërë pas ndeshjes Frosinone – Milan, ku kuqezinjt fituan me rezultat 2-3.

Kënaqësi që u njohëm, legjendë”, shkroi futbollisti kosovar.

18-vjeçari është me prejardhje nga Kosova, por i lindur dhe i rritur në Gjermani. Ai ka shtetësi gjermane dhe deri më tani ka përfaqësuar Gjermaninë në arenën ndërkombëtare.

Sulmuesi iu bashkua Frosinones vitin e kaluar në formë huazimi nga Bayern Munichi. Në marrëveshje ekziston edhe opsioni i blerjes, që mund të shfrytëzohet nga klubi italian në fund të sezonit.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *