“Shkëputja e kontratave” MINT merr një vendim të rëndësishëm për klientët, godet operatorët kabllor

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marr një vendim të rëndësishme në mbrojte të të drejtave të konsumatorëve që përdorin operatorët kabllor. Sipas vendimit, MINT obligon operatorët kabllor që të largojnë kushtet e padrejta në kontratë, duke iu lejuar konsumatorëve të drejtën për shkëputje të kontratës, nëse operatori nuk ka arritur të përmbush obligimet sipas kontratës, shkruan Insajderi.

Konsumatorët në Kosovë  janë ankuar se nuk po iu lejohet shkëputja e kontratave edhe pse operatorët kabllor kanë mashtruar me kontrata. Së fundmi edhe Komisioni i Pavarur i Mediave i ka dënuar disa operues kabllor për shkak se i kanë mashtruar klientët e tyre me kontrata, shkruan Insajderi.

Në vendimin e MINT, thuhet se detyrimi që iu është vënë konsumatorëve me rastin e lidhjes së kontratës për të paguar pjesën e mbetur të kontratës edhe nëse ka ndryshuar përmbajtja e shërbimit/ kanaleve, është në kundërshtim me Ligjin.

“Detyrimi që iu është vënë konsumatorëve me rastin e lidhjes së kontratës për të paguar pjesën e mbetur të kontratës edhe nëse ka ndryshuar përmbajtja e shërbimit/ kanaleve, është në kundërshtim me nenin 72, paragrafi 1, nën paragrafi 1.15 i Ligjit nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit, ku specifikohet që “Kushtet të cilat konsiderohen si të padrejta janë ato kushte të cilat kanë qëllimin apo efektin e: Detyrimit të konsumatorit që të përmbushë të gjitha detyrimet e tij kur shitësi ose furnizuesi nuk i përmbush obligimet e tij”.

Njoftim i plotë:

MINT nxjerr vendim për shkëputje të kontratës së konsumatorëve me operatorët kabllorë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ( MINT), përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut ( IQMT), pas shqyrtimit të qindra ankesave të konsumatorëve që ka pranuar Departamenti i Mbrojtjes së Konsumatorit, lidhur me shërbimet e rrjetit kabllor, ka nxjerrë vendim me të cilin ka obliguar operatorët kabllor që të largojnë kushtet e padrejta në kontratë, duke iu lejuar konsumatorëve të drejtën për shkëputje të kontratës, nëse operatori nuk ka arritur të përmbush obligimet sipas kontratës.

Detyrimi që iu është vënë konsumatorëve me rastin e lidhjes së kontratës për të paguar pjesën e mbetur të kontratës edhe nëse ka ndryshuar përmbajtja e shërbimit/ kanaleve, është në kundërshtim me nenin 72, paragrafi 1, nën paragrafi 1.15 i Ligjit nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit, ku specifikohet që “Kushtet të cilat konsiderohen si të padrejta janë ato kushte të cilat kanë qëllimin apo efektin e: Detyrimit të konsumatorit që të përmbushë të gjitha detyrimet e tij kur shitësi ose furnizuesi nuk i përmbush obligimet e tij”.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë konsumatorëve, prandaj me këtë rast i falënderon për besimin që ata tregojnë, duke i dërguar të gjitha ankesat e tyre pranë Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në kuadër të MINT, për shqyrtim të mëtejmë nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut dhe institucionet tjera përgjegjëse, me trajtimin me kujdes të secilës ankesë që vjen nga qytetarët, përkatësisht konsumatorët.

Related Posts

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Mother of ballerina Michaela DePrince dies within 24 hours of daughter’s shock death

Ballet dancer Michaela DePrince performed with Beyoncé and was seen as a trailblazer in the art Michaela DePrince, an orphan from Sierra Leone who was adopted by…

Jennifer Lopez’s first husband has savage message for her amid ongoing divorce from Ben Affleck

Actor Ojani Noa was Lopez’s first husband before they divorced after less than a year The man who was married to Jennifer Lopez before Ben Affleck shared…

Man receives $1,400,000 speeding ticket for driving 90mph in a 55mph zone

Connor Cato knew he was speeding, but didn’t expect to be fined over $1 million A Georgia-based man couldn’t believe his eyes when he discovered he had…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *