Dënohet me 1 vit burgim 33-vjeçari që ia theu hundën zyrtarit policor në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Dibran Kastratit, i cili akuzohej për sulm ndaj personit zyrtar, raporton Gazeta Sinjali.

Në seancën e mbajtur më 5 shkurt, trupi gjykues ka shpallur fajtor Kastratin dhe të njëjtit i ka shqiptuar dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim nga 23 dhjetori i vitit të kaluar, deri sivjet më 5 shkurt, kur me aktvendim të veçantë i është ndërprerë masa e paraburgimit.

Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin D.K., e GJYKON:

– DENIM ME BURGIM, në kohëzgjatje prej një (1) viti, duke llogaritur dhe kohën e kaluar në paraburgim nga data 23.12.2023 deri me datë 05.02.2024 (kur edhe me aktvendim të veçantë i është ndërprerë masa e paraburgimit, sepse në rastin konkret hetimet në këtë çështje penale kanë përfunduar, i pandehuri ka pranuar fajësinë, është shpallur vendimi, andaj Gjykata ka ardhur në përfundim kanë pushuar kushtet ligjore për mbajtjen e mëtutjeshme e masës së paraburgimit)”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për Sinjalin.

Siç njofton Gjykata, Kastrati ka pranuar fajësinë për veprën penale që rëndon mbi të sipas aktakuzës.

Kastrati akuzohej se me datën 23 dhjetor 2023, rreth orës 01:20 në Prizren, ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, duke i shkaktuar atij lëndime të rënda që rezultuan me frakturë në hundë.

Me datën 23 dhjetor 2023, rreth orës 01:20 në Prizren sulmon personin zyrtar , në lidhje me detyrat zyrtare, në atë mënyrë që i pandehuri pas një mosmarrëveshje që kishte me taksistin J.H., ku çështja ka eskaluar deri në sulm ndaj taksistit ndërhynë policia ku fillimisht kërkon identifikimin e personave që ishin në ngatërresë, i pandehuri D.K., ka filluar me fjalët ofenduese ndaj zyrtarëve policor me fjalët “ka me ja u q* robt dhe nanat, nuk e dini kush jam unë” e më pas e godet të dëmtuarin-zyrtarin policor N.S., me kokë në pjesën e fytyrës dhe në hundë, duke shkaktuar lëndime të rënda trupore thyerje me dislokim të kockave të hundës më persë afërmi të përshkruara si në akt ekspertimin mjeko ligjor”, njofton Gjykata Themelore në Prizren.

Related Posts

Vince Gill sings for Jesus after being told not to

Vince Gill is a country singer with an impressive resume; boasting the most Grammy Awards ever won by a male country music singer and more than 20…

Squid Game season 2 has officially been released and fans are already freaking out

The highly anticipated second season dropped on Netflix today (December 26) The verdict is already in for the new season of Squid Game. The first season of the…

New images of astronauts stuck in space show disturbing details

Two astronauts are living an epic sci-fi nightmare since their eight-day space odyssey turned into a months-long stay at the International Space Station. Now, after seeing images that…

Parents of 10-year-old boy who died by suicide after ‘intense bullying’ sue school district

Sammy Teusch died in May this year The parents of a ten-year-old boy who died by suicide after ‘intense bullying’ are suing the school district. Samuel Teusch…

Scientists share exactly where ‘Jesus was born’ as they claim it’s unlikely it was in Bethlehem

There’s a problem with the Bethlehem theory Scientists and archaeologists have revealed where Jesus was born – and they say it’s unlikely it was Bethlehem. With Christmas eve and…

People divided after passenger was forced to give up first class plane seat for a dog

The dog traveled in style… Much of the internet has been left divided after a passenger was forced to give up their first class seat for a…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *