Avokati Ndue Pjetra tha në emisionin “Good Morning Albanians”, se mjekut Dervish Hasi i cili akuzohet për abuzim me të miturën 16-vjeçare, tha se ndaj mjekut është ngritur kurth.
Sipas tij kanë qenë kolegët e tij ata që i ngritën kurthin, pasi Hasi ishte ndër mjekët më të mirë. Ai tha gjithashtu se gruaja e parë do ndahej nga Dervish Hasi që ai të mund të martohej me të miturën.
Gjithashtu sipas avokatit, ishte babai i vajzës ai që e çoi vajzën në shtëpinë e kirurgut në mënyrë që ai të arrestohej në flagrancë.
“Me ligjin shqiptar nuk rezulton që Dervish Hasi të ketë shkelur ligjet shqiptare në raport me atë që është e shkruajtur. Për sa kohë nuk ka një ligj që e ndalon bashkëjetesën me të tjera, lejohet. Kushtetuta e ka shumë të përcaktuar një gjë që nuk ndalohet lejohet.
Në momentin që ka bërë dokumentacionin, Hasi i është drejtuar gjykatës për të bëre zgjidhjen e martesës me gruan e parë dhe për tu martuar më vonë me të. Në momentet që nuk ka vënë akoma kurorë në zyrën civile, ajo quhet bashkëjetesë, jo martesë.