Nuk zmbrapset Balje përkundër thirrjes për shkarkim: Jam kundër kërkesave të LGBT-së, janë kundër fesë

“Homofobët s’kanë vend n’Kuvend”, kjo është thirrja e disa organizatave për të drejtat e njeriut drejtuar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, të cilat po kërkojnë shkarkimin e kryetares së Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Dude Balje, për shkak qëndrimeve të saj ndaj komunitetit LGBT+.

Gazeta Insajderi ka telefonuar deputeten, Dude Balje për të parë se si e ka pritur këtë thirrje.

Balje në prononcim për Insajderi, ka thënë se ajo nuk është kundër grupit LGBT, por ndaj kërkesave të tyre, të cilat kanë të bëjnë me krijimin e familjes.

Ajo ka theksuar se thirrje të tilla mund të ketë, por që mendimi i saj nuk do të ndryshoje edhe nëse kjo i kushton me heqjen nga pozita e kryetares në këtë komision.

“Në fakt prej  momentit që nuk e kam votu Kodin Civil, kanë fillu këto thirrje, do të thotë ndaj Kryetarit i Komisionit për të Drejtat e Njeriut nga LGBT. Unë, nuk jam kundër LGBT, aspak, jam kundër kërkesës që ata kanë sepse mendoj që janë kundër familjes normale, familjes kosovare, shqiptare, boshnjake – janë kundër fesë, dhe jam kundër. Dhe, posti i kryetares për Komisionit për të Drejtat e Njeriut nuk mundet kurrë me ma ndryshu mendjen”, ka thënë ajo për Insajderin.

Balje ritheksojë se nuk do të ndryshojë qëndrim sa i përket Kodit Civil.

“Tash kryetari mundet me vendos në favor të LGBT ose kundër. Unë nuk përzihem aty, por pa marrë parasysh unë mendimin e kam të cilin e kam, prej ditës së parë që është diskutuar për Kodin Civil, kam dalë publikisht me mendimin tim dhe nuk do ta ndryshojë”, u shpreh ajo.

Gjatë bisedës, ajo u shpreh e bindur se të njëjtin qëndrim si të saj ndaj LGBT-së e ndajnë edhe 95% e popullatës në vend.

“Ata munden me kërku (shkarkimin), unë kam të drejtën e shprehjes së mendimit të lirë dhe ata nuk munden me më imponu mendimin. Dhe, unë jam e sigurt që gati 95% e qytetarëve të Kosovës mendoj si unë, dhe unë nuk do të ndryshojë asgjë”, deklaroi deputetja.

Çka thuhet në thirrjen për shkarkimin e Duda Baljes?

Pesë organizata për të drejtat e njeriut përmes një letre publike kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të kryetares së Komisionit për Drejtat e Njeriut, Dude Baljes nga ana e kryetari të Kuvendit, Glauk Konjufca. Përveç Baljes, ata po kërkojnë shkarkimin edhe të deputetes së LVV-së, Labinotë Demi-Murtezi.

Në letrën e publikuar në rrjetin social “Facebook”, CEL Kosovo, ka thënë se mund të lejojmë që një person me qëndrime diskriminuese të drejtojë një institucion kaq të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në Kosovë.

Me këtë rast, kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Duda Balje nga pozita e kryetares së Komisionit për të Drejta të Njeriut. Nuk mund të lejojmë që një person me qëndrime diskriminuese të drejtojë një institucion kaq të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në Kosovë. Njëherit, kërkojmë edhe shkarkimin e Labinotë Demi Murtezi nga ky komision për gjuhën e saj shpifëse dhe të urrjetjes ndaj personave LGBTIQ+”, kanë shkruar në letrën publike dërguar Konjufcës.

“Ne kërkojmë që Kuvendi i Republikës së Kosovës të reagojë menjëherë dhe të ndërmerr masa për të garantuar se pozitat publike janë të mbajtura nga persona që respektojnë dhe promovojnë të drejtat e njeriut pa dallim për të gjithë ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Kosovës”, thuhet aty tutje.

Related Posts

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Mother of ballerina Michaela DePrince dies within 24 hours of daughter’s shock death

Ballet dancer Michaela DePrince performed with Beyoncé and was seen as a trailblazer in the art Michaela DePrince, an orphan from Sierra Leone who was adopted by…

Jennifer Lopez’s first husband has savage message for her amid ongoing divorce from Ben Affleck

Actor Ojani Noa was Lopez’s first husband before they divorced after less than a year The man who was married to Jennifer Lopez before Ben Affleck shared…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *