Në 2018-ën i vranë të ëmën, para tre ditësh i ekzekutuan babanë, djali i biznesmenit grek rrëqeth me fjalët: Pse duhet ta kaloj gjithë këtë torturë

Djali i biznesmenit grek Christos Gialias, Giorgos Gialias, i cili pati fatin e keq të përjetonte dy vrasjet e prindërve të tij brenda gjashtë viteve, është i shkatërruar.

Christos Gialia, i cili u vra natën e së mërkurës, në rajonin e Mandrës, pak para se të mbërrinte në shtëpinë e tij dhe të nënës së tij, Frederiki Karzis, e cila në vitin 2018 u gjet e vrarë me dy plumba në kokë, në oborrin e shtëpisë së saj.

“Pse duhet ta kaloj gjithë këtë torturë për herë të dytë? Pse dy herë, pse“?- thotë ai për protothema.gr, duke u përpjekur të ruajë gjakftohtësinë dhe të kuptojë të keqen që i ka ndodhur familjes së tij.

Dy vrasjet brutale të prindërve të Giorgos Gialias

Persona të panjohur i zunë pritë mbrëmjen e së mërkurës biznesmenit Christos Gialias, të cilët pasi e qëlluan me kallashnikov dhe e vranë në makinë, i vunë flakën mjetit me qëllimin për të zhdukur gjurmët.

ELAS ka nisur kërkimin për gjetjen e autorëve që u larguan me motor.

Automjeti i biznesmenit, u gjet në rrugën “Agia Aikaterini” në Mandra dhe zjarrfikësit tentuan të shuajnë zjarrin në vendngjarje.

Nga hetimet e ELAS-it, pranë mjetit të djegur u gjetën gëzhoja, ndërsa brenda mjetit u gjet një kallashnikov, i cili vlerësohet të jetë arma e vrasjes që autorët e kanë hedhur pas ekzekutimit.

Christos Gialias, ishte pronar i kompanive aktive në tregtinë e mishit me qindra punonjës.

Në të njëjtën kohë, ai ishte pronar dhe menaxher i tre ekipeve të futbollit, përkatësisht AO Trikala, Paneleussiniakou dhe Mandraikos.

Në vitin 2018, ish-bashkëshortja e Christos Gialia dhe nëna e Giorgos, Frederiki Karzi, u vra në shkallët e shtëpisë së saj në Mandra.

E vranë me dy plumba në kokë, në oborrin e shtëpisë së saj.

Christos Gialias, atëherë shkoi menjëherë në vendin e vrasjes, pasi edhe pse ishte rimartuar me një shqiptare nga Elbasani, mbante marrëdhënie të shkëlqyera me ish-bashkëshorten.

“Policia do të kërkojë… Gjithçka… Aty kam besim, do ta zbardhin çështjen, nuk ka sesi. As ne nuk e dime pse ndodhi”, deklaroi Christos Gialias për vrasjen e ish-bashkëshortes.

Vihet re se sipas policisë, motivi i vrasjes së gruas ka qenë grabitja, pasi autorët e huaj besonin se ajo do të kishte para.

Ata i kishin ngritur pritë jashtë shtëpisë së saj, teksa ajo kthehej nga kazinoja. Megjithatë, në çantën e saj kishte vetëm një orë.

Related Posts

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Mother of ballerina Michaela DePrince dies within 24 hours of daughter’s shock death

Ballet dancer Michaela DePrince performed with Beyoncé and was seen as a trailblazer in the art Michaela DePrince, an orphan from Sierra Leone who was adopted by…

Jennifer Lopez’s first husband has savage message for her amid ongoing divorce from Ben Affleck

Actor Ojani Noa was Lopez’s first husband before they divorced after less than a year The man who was married to Jennifer Lopez before Ben Affleck shared…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *