1 Apr 2026, Wed

Akuzohet se mashtronte me vizat amerikane, dëshmia e të riut: S’kam shkelur ligjin, kam ndihmuar qytetarët!

Është zbardhur dëshmia e Renato Nastos para gjykatës së Tiranës, i cili akuzohet se ka mashtruar me viza amerikane.

Nasto i cili u arrestua për mashtrim me aplikimet për vizat amerikane, ka mohuar akuzat para togave të zeza duke thënë se vetëm u ka ardhur në ndihmë disa personave.

Ai pretendon se nuk ka kryer asnjë shkelje me ligjin. I riu u shpreh para togave të zeza se për këto aplikime merrte 100 deri në 150 euro.

“Nuk kam kryer asnjë shkelje të ligjit, kam ndihmuar qytetarët që të bënin aplikimin për vizë, ata të cilët nuk kishin mundësi t’i bënin vetë, me vlerë 100-150 euro. Nuk janë të vërteta pretendimet e prokurorisë. Aktualisht punoj edhe si taksist për të rritur të ardhurat e mia”, tha ai.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *