1 Apr 2026, Wed

Pronari ua la “Benzin” për ta lyer, dy vëllezërit ia marrin dhe tentojnë ta shtypin

Dy vëllezër nga Durrësi janë arrestuar pasi kanë tentuar të shtypin me makinë, pronarin e makinës me të cilën po lëviznin.

Vëllezërit me iniciale D. C., 27 vjeç dhe E. C., 20 vjeç, që kishin marrë përsipër lyerjen e mjetit tip “Benz” të shtetasit E.A, jo vetëm që nuk e kishin lyer, por edhe lëviznin me të nëpër qytet.

Kur pronari e ka konstatuar këtë ka dalë para automjetit, që ta ndalonte, por vëllezërit kanë tentuar ta shtypin, duke e marrë në kofanon e automjetit, deri në afërsi të universitetit në Shkozet.

Më pas ata kanë përplasur automjetin me trafikndarësen, e kanë braktisur atë dhe janë larguar. Shtetasi E. A. nuk ka pësuar dëmtime fizike dhe ka njoftuar menjëherë Policinë, për ngjarjen e ndodhur.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *