“Pensionin që e kam fituar nuk e jap për Kurtin”- Çka thuhej në pankartat e serbëve në protestën në veri?

Serbët lokalë në veri të Mitrovicës, kanë protestuar të hënën për të kundërshtuar Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) e cila ndalon përdorimin e dinarit.

Qytetarët janë mbledhur në sheshin e Mitrovicës së veriut e në krye të tyre janë parë edhe zyrtarë të Listës Serbe.

“Evropë hapi sytë”, “Pa ndihma sociale s’do të kemi as buke për të ngrënë”, “Pensionin që e kam fituar tërë jetën, nuk e jap për Kurtin” e “Rezoluta 1244, SHBA ndihmona”, ishin disa nga pankartat që kanë mbajtur protestuesit në duar, raporton EO.

Kryetarja e pensionistëve ka bërë thirrje për bashkësinë ndërkombëtare që ta dëgjojë apelin e tyre për ndërprerje të vendimit.

“Po i drejtohemi krejt botës që ta dëgjojë apelin tonë. Për ne është shumë me rëndësi që të ndërpritet ky vendim që ne të mund të marrim paga në banka dhe posta dhe të mund të jetojmë si të gjitha shtetet normale”, ka thënë ajo.

Ndërsa, Dragana Milikovic e cila është prezantuar si profesoreshë, vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës e ka quajtur diskriminues dhe që sipas saj, ndikon direkt në mbijetesën e serbëve në Kosovë.

“Shtrohet pyetja se si do të blenë prindërit bukë për ushqim, si do të marrin bursa studentët, si do t’u paguhet shkollimi. Vendimi i BQK-së që thirret në të drejtë kushtetuese, a është kushtetuta ma e fortë se vetë vendimet dhe marrëveshjet që janë bërë më herët mes shteteve. Albin Kurti ka marrë vendim të njëanshëm pa bërë marrëveshje”, ka thënë ajo.

Protesta është mbyllur pas fjalimeve të përfaqësuesve serbë.

Related Posts

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Mother of ballerina Michaela DePrince dies within 24 hours of daughter’s shock death

Ballet dancer Michaela DePrince performed with Beyoncé and was seen as a trailblazer in the art Michaela DePrince, an orphan from Sierra Leone who was adopted by…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *