Nga sulmi me armë, fjetja në korridor për një vit e deri tek aborti, banorët e BBV tregojnë sekretet e jetës

Mbrëmjen e kaluar në “BBVA 3” është zhvilluar loja e sekreteve ku një pjesë e banorëve kanë rrëfyer një sekret personal. Një pjesë e mirë e tyre rrëfyen detaje që lidhen me shkollimin, nga provime të djegura, te gënjeshtra apo falsifikime të dëftesave. Ilnisa, Roza, Heidi dhe Dea ishin disa nga vajzat që treguan se kanë pasur situata në shkollë që i kanë “detyruar” të bëjnë gënjeshtra.

Nga ana tjetër, Romeo tregoi për vështirësitë që ka hasur kur erdhi në Tiranë:

“Në moshën 16-vjeçare, unë kam jetuar 1 vit në korridor. Kanë qenë kushtet shumë të vështira kur kam ardhur nga Vlora në Tiranë. Një periudhë kohe kam qenë vetëm, pa Donaldin. Te zona e “Selvisë” këtu në Tiranë, ishin disa hotele 10 mijë lekë nata. Unë kisha vetëm 20 mijë lekë në xhep për të shtyrë gjithë javën. Dhe unë bëja të njëjtën skemë me çdo hotel. Jepja kartën e identitetit ditën e hënë dhe u thoja që lekët do t’i paguaj në fund të javës. Kur vinte fundi i javës unë hidhesha nga dritarja dhe me 10 mijë lekë të tjera nxirrja një kartë tjetër identiteti dhe vazhdoja tek një hotel tjetër. Erdhi momenti që sigurova lekët dhe gjetëm shtëpinë e parë që morëm me qira. Ishte një korridor me dy krevate portativë”, tregoi ai.

Aktori i humorit, Julian Deda tregoi se ka falsifikuar pasaportën në mënyrë që të udhëtonte drejt Gjermanisë. Ndërsa, i vëllai tha se ishte detyruar të vishte fustan e të shtirej si vajzë, pasi kështu ua kishin gjetur dhe sajuar dokumentet.

“Po, kam ikur me pasaportë false në Gjermani. Dmth në ’95 kemi nejtur 3 vite pa prindërit sepse kishin ikur jashtë dhe pas shumë mënyrave për të na marrë se nuk kishte mënyrë për të shkuar mirë dhe gjeti një person që kishte dy fëmijë. Njëri që kishte një djalë që ishte identik si unë, si me qenë binjak dhe vajza identike si vëllai im. Dhe unë kam shkuar kështu, ndërsa Mario me fustan,”- tregoi Juli.

Gazmend Ujkashi rrëfeu se në vitet ‘90 e kanë sulmuar me armë zjarri gjatë kohës që donte të kalonte kufirin ilegalisht dhe të shkonte drejt Greqisë.

“Ligji doli dhe ne u entuziazmuan shumë të gjithë ata që ishim të prirur për të ikur nga ky vend. Në atë kohë, repartet ushtarake nuk zbatuan ligjin dhe kushdo që shkonte në kufi, nëse ushtarët të shikonin, pa paralajmërim të vrisnin. Dhe ndërkohë që ne u bëmë shumë entuziastë, unë shkoj në Pogradec, një i ish-persekutuar që ishte shumë pranë kufirit në Korçë kishte hyrë garant që të na mundësonte kalimin e kufirit natën dhe kështu ishin dy veta që shkuam atje, u veshëm keq fare që të mos dallonim që ishim të zonës etj etj. Dhe kur ishim gati për të arritur në kufi, na dolën forcat ushtarake dhe na qëlluan. U kthyem dhe është një fat i madh. Plumbat i kemi dëgjuar dhe na kanë kaluar pranë,”- tregoi Gazi.

Por një nga sekretet që i preku më shumë banorët ishte ai i Sarës, e cila pranoi se para rreth 1 viti ka humbur një fëmijë.

“Unë doja shumë të bëhesha nënë dhe para rreth një viti humba një fëmijë. Procesi ka qenë i gjatë dhe shumë i dhimbshëm. Kur e kam humbur fëmijën atëherë ka qenë pika që u bëra kjo Sara e ashpër”, u shpreh ajo.

Këngëtari Bardhi i kërkoi ndjesë një vajzë për të cilën tha se e kishte lënë pezull njohjen me të, para se të futej në Big Brother.

“Kisha një gocë që e kisha njohur tre javë para se të hyja këtu. Isha në kontakt, e kisha takuar një dy herë edhe kishim pëlqime, por jo një lidhje. E lamë pezull për të hyrë unë këtu. Desha t’i kërkoj falje,”- tha këngëtari.

Të tjera sekrete që u rrëfyen ishin:

Rikja pranoi se ka piranja në shtëpi në një akuarium, megjithëse nuk u kuptua qartë nëse e kishte seriozisht apo jo. Egla pranoi se ka shkuar pa dokumenta si emigrante në Gjermani. Ledjona rrëfeu se ka pasur probleme me shëndetin e syve për shkak të punës së dorës që bënte me krijime bizhuterish që të paguante shkollën.

Related Posts

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Mother of ballerina Michaela DePrince dies within 24 hours of daughter’s shock death

Ballet dancer Michaela DePrince performed with Beyoncé and was seen as a trailblazer in the art Michaela DePrince, an orphan from Sierra Leone who was adopted by…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *