1 Apr 2026, Wed

Kurti: Serbia dëshiron ta lë të hapur opsion e invazionit në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se liberalizimi i vizave që hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti, ka rritur interesimin e serbëve të Kosovës për t’u pajisur me pasaporta.

Këtë Kurti e tha në panelin e diskutimit në Mbretërinë e Bashkuar të organizuar nga instituti ‘’Chatham House’’ në të cilin ishte njëri nga folësit kyç.

Kurti aty ka theksuar se aleanca e fortë e Serbisë me Rusinë nuk është vetëm rrezik teorik për Evropën por është rrezik real, me të cilin Kosova, por jo vetëm, përballet rregullisht.

“Prezenca e Rusisë në Ballkan po rritet nëpërmjet Serbisë, dhe se në këtë kontekst një marrëveshje e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është më urgjente se kurrë. Refuzimi për të nënshkruar marrëveshjen nënkupton gjithashtu se Serbia dëshiron ta lë të hapur opsion e invazionit në Kosovë.Siguria e Kosovës dhe mbështetja për të është baza mbi të cilën vendi ynë mund të vazhdojë të rritet. Serbia, apo cilido aleat potencial i Rusisë, nuk mund ta mbajë rajonin larg BE-së sepse kjo do t’i shërbente vetëm Rusisë dhe përpjekjeve të saj për ta ndarë përsëri kontinentin. Nga BE-ja duhet një qasje e cila nxitë përafrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian mbi baza meritore, në vend se i gjithë rajoni të mbetet peng i një vendi të vetëm. “Serbia me regjimin e saj autoritar po e mban të gjithë rajonin prapa”, tha ai.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *