E reja u vetëvra se i publikuan foto intime, avokati bën thirrjen e fortë: Të mbyllet Tik-Tok, eskperti: Duhet kujdes…

Policia dyshon se publikimi i disa fotove intime në rrjetet sociale, çoi drejt vetëvrasjes një 27-vjeçare në Kamëz. Blutë e kryeqytetit arrestuan 39-vjeçarin Altin Çoku, personazh të njohur të Tik-Tokut, i cili krijoi lidhje me nënën e një vajze të mitur, ndërsa një foto e tyre në momente intime mori dhënë në rrjetet sociale.

Avokati Gentjan Serjani, gjatë një interviste televizive, hodhi idenë që të mbyllet përkohësisht Tik-Tok.

“Referuar rasteve të fundit mendoj se duhet të ketë një lloj ndalimi i këtij aplikacioni duke parë se çfarë pasojash ka sjellë. Duke parë se cili është shteti, duke ju referuar rasteve të fundit të raportuara por edhe rasteve që nuk janë bërë publike mendoj se kanë nevojë për një lloj ndalimi të përkohshëm për këtë lloj aplikacioni. Është shkarkuar nga 300 milionë qytetarë evropianë. Ka platforma të tjera që mund të përdoren dhe që janë të sigurta. Kanë një lloj përgjigje më të shpejtë në kohë dhe efikase pasi ne duhet të mbrojmë dinjitetin e qytetarëve. Aktualisht kemi një vepër penale të parashikuar ndërhyrje të padrejta në jetën private. Është duke u rishikuar gjithë kori penal”,– tha avokati.

Nga ana tjetër, Ergest Nako, ekspert për sigurinë kibernetike thotë ky lloj aplikacioni, duhet të përdoret me kujdes.

“Rasti i Tik-Tok-ut, është rasti tipik ku të dyja palët janë problematike. Nuk duhet ta neglizhojmë si përdoren mediat digjitale. Përgjithësisht ka treguar se nuk është në nivelin duhur. Kjo paltformë duhet trajtuar në një mënyrë më të kujdesshme kundrejt kontentit”,– tha Nako.

Eksperti deklaroi se nëse qytetarët hasen me raste shantazhi, duhet të raportosh.

“Ka patur raste kur miq të mi më ka pyetur u kam thënë të njoftojnë policinë e shtetit. Është një trend në rritje që individët drejtohen të njerëzit e tyre të njohur. Nuk je ti që po bën gjë të gabuar, por është dikush tjetër që të kërcenon. Duhet të raportosh. Me zhvillimin e inteligjencës artificiale, do të shikojmë një keqpërdorim shumë të madh të kontetit të krijuar nga Inteligjenca artificiale“,- tha Nako.

Related Posts

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Mother of ballerina Michaela DePrince dies within 24 hours of daughter’s shock death

Ballet dancer Michaela DePrince performed with Beyoncé and was seen as a trailblazer in the art Michaela DePrince, an orphan from Sierra Leone who was adopted by…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *