Rritet fuqishëm vlera e Bitcoin, nuk ndodhte që nga fundi i vitit 2021

Çmimi i Bitcoin vazhdon të rritet. Në fakt, kriptomonedha më e rëndësishme në treg shënon rritje të mëtejshme të çmimit dhe sot ka kaluar 50 mijë dollarë për herë të parë në më shumë se dy vjet.

Në këtë rast, në momentin e shkrimit, Bitcoin tregtohet me 50,046.74 Dollarë, 3.80% më shumë se 24 orë më parë, ndërsa në baza javore rritja është 16.71%. Kjo vjen pas lançimit të ETF-ve Spot më 11 janar 2024, i cili fillimisht ngadalësoi trendin rritës të monedhës virtuale, por më pas çoi në një rritje të vlerës së monedhës virtuale.

Sipas shumë njerëzve, kjo rritje e re mund të shënojë fundin përfundimtar të asaj që është përcaktuar si “dimri i kriptomonedhave”, i cili pasoi kulmin e arritur nga Bitcoin në nëntor 2021, kur ai kishte thyer vlerën e 69 mijë dollarëve. Sidoqoftë, viti 2022 doli të ishte katastrofik për shkak të shpërthimit të ekosistemit Terra dhe çështjes FTX me akuzat që rezultuan kundër themeluesit Sam Bankman-Fried në nëntor 2022.

Bitcoin mbylli vitin 2022 pak mbi 16 mijë dollarë në vlerë, 75% më pak se niveli i tij më i lartë i të gjitha kohërave, i cili tërhoqi gjithashtu kriptovalutat e tjera.

Ethereum, në momentin e shkrimit, tregtohet me 2,657.75 dollarë, 6.34% më shumë se dje, ndërsa Solana është me 114.63 dollarë.

Related Posts

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Mother of ballerina Michaela DePrince dies within 24 hours of daughter’s shock death

Ballet dancer Michaela DePrince performed with Beyoncé and was seen as a trailblazer in the art Michaela DePrince, an orphan from Sierra Leone who was adopted by…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *