Milioneri i firmës “Rojet e Nderit”, lë pa bukë 300 punonjësit e varfër

Njësia e Auditimit të Brendshëm të Korporatës Energjetike të Kosovës ka gjetur një numër të madh parregullsish në tenderët milionësh me kompaninë “Rojet e Nderit” e cila është e angazhuar për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve të KEK’ut. Gazeta Insajderi ka arritur që të shoh raportin e auditorit në të cilin janë shkruar shkelje të rënda që kompania e milionerit, Kushtrim Krasniqi ka bërë ndaj punëtorëve. Kjo ka bërë që rrogën prej 400 euro, të mos e marrin për muajin janar rreth 300 punëtorë të kësaj kompanie. Insajderi sjell ekskluzivisht raportin.

Rreth 300 punëtorë të sigurimit të kompanisë “Rojet e Nderit” kanë mbetur pa rroga për muajin janar. Kështu i kanë thënë Insajderit punëtorët të cilët rrogën prej 400 eurove e kishin esenciale për mbijetesë. Sipas burimeve të Gazetës, bllokimi i mjeteve financiare ka ndodhur për shkak të një raproti që Auditori i Brendshëm i KEK ka raportuar për shkelje të rënda që ka hasur gjatë monitorimit.

Gazeta Insajderi ka siguruar ekskluzivisht një pjesë të këtij raporti që është shkruar me 9 janar2024. Këtë raport të cilin e ka parë Gazeta thuhet se gjatë monitorimin, kanë hasur në shkelje të rënda në implementimin e kontratave duke bërë kështu një trajtim çnjerëzor të punëtorëve të kësaj kompanie.

Sipas raportit, thuhet se kompania e sigurimeve “Rojet e Nderit” ka bërë shkelje të mëdha në kushtet e punës me punëtoret.

Nder to, janë theksuar për mungesë të numrit të rojeve, mos pagesa e kontributeve pensionale, mos pagesa e shpenzimeve mjekësore, mos pagesa e ndërrimit të natës, gjatë festave e vikendeve e po ashtu edhe të shujtave ditore.

Bazuar në të gjitha të gjeturat e përshkruara në raport dhe jo vetëm, duke marrë parasysh se lënda për aktivitetin për Ruajtjen dhe sigurimin e objekteve të KEK-ut gjendet në OSHP më shumë se një vit, pastaj vetem në vitin 2023 kanë qenë aktive 7 kontrata për të cilat është dashtë të formohen komisione të shumta, angazhime të mëdha, duke filluar nga përgatitja e specifikimeve teknike, vlerësime të ofertave, sqarime në pyetje të kërkuara qoftë nga menaxhimet apo edhe OE, angazhime të stafit të KEK-ut në monitorim të implementimit të kontratave, pagesa të faturave dhe pjesa kryesore që janë shkeljet e shumta në implementim të kontratave, përfshirë numrin e madh të mungesave të rojeve, pastaj diskriminimin e punonjësve rojeve të angazhuara në ruajtjen e pasurisë së KEK-ut për shkak të mos pagesës së kontributeve pensionale, mos pagesën e shpenzimeve mjekësore, shujtat brenda 12 ore me një vlerë prej 2€, pagat e ulta, mos pagesa e orëve të ndërrimit te natës, gjatë vikendeve, festave sipas Ligjit të Punës, pastaj kushtet e vështira në hapësirat ku qëndrojnë, mungesa e rrobave apo mos pajisja me rroba që një kohë të gjatë, etj etj, REKOMANDOHET që i tërë menaxhmenti i KEK-ut, përfshirë edhe BD, të trajton çeshtjen e Rojeve të sigurimit, për të shikuar të gjitha mundësitë ligjore që të njejtit të kthehën në KEK”, thuhet në fund të raportit të cilin e ka siguruar Gazeta.

Korporata Energjetike e Kosovës që nga viti 2021 është duke shpërblyer me tenderë përmes procedurës së negociuar kompaninë e sigurimeve “Rojet e Nderit” . Në krye të kësaj kompanie është milioneri biznesmeni Kushtrim Krasniqi, për të cilin Insajderi kishte raportuar e ishte i arrestuar për prostitucion.

Related Posts

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Mother of ballerina Michaela DePrince dies within 24 hours of daughter’s shock death

Ballet dancer Michaela DePrince performed with Beyoncé and was seen as a trailblazer in the art Michaela DePrince, an orphan from Sierra Leone who was adopted by…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *