1 Apr 2026, Wed

4 vjet burgim për Arsim Limanin, sulmoi shtëpinë e gazetarit Alban Selimi

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka dënuar me 5 vjet burgim Arsim Limanin, i njëjti akuzohet për vrasje të rëndë në tentativë ndaj gazetarit te RTK-së, Alban Selimi.

Trupi gjykues gjatë seancës se të akuzuarit i është llogaritrur edhe koha e paraburgimit.

Prokurorja Javorka Perlinçeviq i ka propozuar gjykatës që të akuzuarin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

Avokati mbrojtës i gazetarit, Kujtim Kerveshi, ka thënë se me vënien e zjarrit i akuzuari kishte për qëllim ta ndalojë atë në kryerjen e punës së gazetarit.

Ndërsa, i dëmtuari Alban Selimi, kishte thënë se i akuzuari është një recedivist me të kaluar kriminale dhe se gjykata nuk duhet që ta pranojë pendesën e tij pasi ajo nuk është e sinqertë.

Rikujtojmë se rasti ka ndodhur me 16 mars të vitit 2023, ku i është vënë flaka garazhës së shtëpisë së gazetarit të Radio Televizionit të Kosovës, Alban Selimi.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *