“Çdo sulm mbi Kosovën, është sulm mbi Shqipërinë”, Vuçiq i reagon deklaratës së Edi Ramës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka vlerësuar si “rrënqethëse” deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama se “çdo sulm ndaj Kosovës është sulm ndaj Shqipërisë”.

Ai shtoi se Serbia “nuk do të sulmojë askënd”.

Vuçiq deklaroi se Serbia do të ruajë marrëdhëniet e saj me Evropën.

“Sot u dëgjua nga një shtet fqinj se nëse dikush sulmon Kosovën, edhe pse nuk e di kush do ta sulmonte, Shqipëria nuk do ta lejojë dhe do të jetë në anën e tyre. Pas një deklarate kaq të tmerrshme, mund të dëgjoni vetëm një heshtje të madhe, aq e fortë saqë është edhe pakëndshme”, tha Vuçiq ngjatë ditës së djeshme, siç raporton Nova.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë kësaj jave duke folur për sulmin terrorist në Bansjkë tha se çdo sulm mbi Kosovën, është sulm mbi Shqipërinë.

Rama u shpreh se sulmi i i Banjskës ka qenë një kthesë e rrezikshme për bashkëjetesën e komunitetit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Nuk kemi qenë asnjëherë po mirë, edhe pse pa diskutim nuk jemi pa probleme dhe nuk është se nuk kemi parë edhe në të shkuarën e afërt kthesa të rrezikshme dhe ajo lidhur me Banjskën ka qenë një kthesë vërtet e rrezikshme. Ka qenë një moment vërtet shumë dramatik në bashkëjetesën e komunitetit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për të sjellin rast ne jemi shprehur në mënyrë shumë të qartë”, tha Rama.

Related Posts

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *