1 Apr 2026, Wed

Djali i heroit Afrim Bunjaku, mysafirë në seancën solemne në Kuvend

Djali i heroit Afrim Bunjaku është një nga mysafirët në seancën e sotme solemne që po mbahet me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë.

Ai në seancë po merr pjesë i shoqëruar nga xhaxhai i tij.

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij në Kuvend për Ditën e Pavarësisë, përveç urimit ka kujtuar edhe rreshterin Afrim Bunjaku që humbi jetën nga sulmi në Banjskë.

Kurti tha se më 24 shtator 2023, Kosovës iu desh të jepte sërish dëshmor.

“Ajo fillimisht kishte refuzuar propozimin franko-gjerman e sot vazhdon të refuzojë nënshkrimin e marrëveshjes bazike për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës që sjell fqinjësi të mirë europiane. Në vend të saj ajo madje përqafoi terrorizmin edhe aty dështoi me turp përballë heroizmit dhe profesionalizmit të policisë sonë. Mirëpo, për mbrojtjen e Republikës sonë prej terroristëve të financuar, ushtruar dhe drejtuar nga Serbia u desh që përsëri të jepnim dëshmor. Rreshteri Afrim Binjaku i shtohet pleadës së dëshmorëve tonë. Pa sakrificën sublime të tyre ne nuk do të përkujtonim sot përvjetorin e Republikës. Lavdi dëshmorëve! Republika kurrë nuk ju harron”, tha ai.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *