1 Apr 2026, Wed

Ledioni thumbon sërish Arbanën: Po ike nga prezantimi i Big Brother…

Moderatori i Big Brother VIP Albania 3, Ledion Liço nuk humbi rastin pa thumbuar edhe në spektaklin e së shtunës.

Ishte Meri, e cila ishte në studio si një nga të eliminuarat, që i tha Ledionit se është një nga moderatorët më të mirë.

Ledioni i tha ish-banores se këtë javë ka pasur shumë komente pozitive.

Tutje, Ledioni tha se është vetë formati i Big Brother ai i cili të jep mundësinë që të ngrihesh në piedestal, e nëse ikën nga ai “merr për poshtë”.

Big Brother qenka spektakli i vërtetë i prezantimeve. Nuk ka përtej prodhimeve të tjera, nga këtu fillon e merr tatëposhtë”- tha Ledioni.

Ndjekësit e këtij reality show në rrjetet sociale komentuan këtë deklaratë të Liços dhe shumë prej tyre e panë si kunj për ish-moderatoren e këtij formati, Arbana Osmanin.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *