1 Apr 2026, Wed

Ganimete Musliu niset drejt Gjermanisë, do t’i nënshtrohet një operacioni

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu është nisur për trajtim mjekësor në Gjermani pas disa problemeve me zemër.

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fotografi me deputeten Musliu, duke i uruar shërim të shpejtë.

Shërim të shpejtë mikja ime. Të presim edhe me të fortë”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *