Hidhen dyshime mbi Komisionin qeveritar që verifikon personat në karrocë

Në katër vjetët e shkuar vazhdimisht ka rënë numri i përfituesve të pensionit për personat parapalegjikë e tetraplegjikë. Por, nga marsi e deri në tetor, ky numër është rritur për 450. Shkakun e rritjes nuk e kanë shpjeguar në Ministrinë e Financave. Në shoqatën “Handikos” thonë se kjo mund të jetë nga vlerësimi më objektiv, e në Komisionin parlamentar për të drejtat e njeriut hodhën dyshime mbi vlerësimin

Prej 2020-s e deri në mars të këtij viti ka shënuar ulje numri i qytetarëve që kanë fituar statusin e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë e edhe të drejtën për kompensim. Por situata ka ndryshuar në tetë muajt e fundit, kur këtë status e kanë fituar edhe 450 qytetarë.

Në Ministrinë e Financave nuk dhanë shpjegime se si ka ndodhur rritja.

“Të dhënat vazhdimisht nxirren nga databaza e pensioneve sikundër edhe tani. Për më tepër shih e-mailin e mëposhtëm të zyrtarit të IT-së”, ka thënë në një përgjigje të shkruar Skender Asllani, nga Departamenti i Pensioneve në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Por edhe në emailin që iu prezantua KOHËS mungoi sqarimi.

“Numri i përfituesve në mars dhe në këtë muaj është ashtu siç e kemi cekur. Arsyen pse është rritur ky numër, unë nuk e di. Raporti është dhënë sipas të dhënave në databazë”, thuhet në email.

Aktualisht 2.953 qytetarë kanë statusin e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë me të drejtë për kompensim.

Por, deri sivjet, vazhdimisht është ulur numri i personave në kategorinë e parë, të cilëve ligji ua njeh të drejtën e mbështetjes me 75 euro për barna dhe pagesa prej 150 eurosh për shoqëruesin.

Në shoqatën “Handikos” thanë se rritja e numrit të personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë mund të jetë rezultat i reflektimit në vlerësim, nga ana e Komisionit mjekësor të Ministrisë së Financave, puna e të cilit është kritikuar prej kohësh.

“Nuk do ta kisha quajtur rritje, por ndoshta do ta kisha quajtur vlerësim me të drejtë që u bëhet personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe ndoshta kjo mund të jetë edhe si shkak i presionit nga ana jonë, apo ndoshta edhe presion i vetë Ministrisë dhe sekretarit ndaj komisioneve që personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë të vlerësohen më drejt”, ka thënë Afrim Maliqi, drejtor i shoqatës “Handikos”.

E kryetarja e Komisionit parlamentar për të drejta të njeriut, Duda Balje, ka shprehur dyshime në punën e Komisionit të Ministrisë.

“Kemi informata prej terrenit, prej komunave, se edhe personat të cilët nuk janë me aftësi të kufizuara, janë duke marrë këto shtesa. Domethënë, padrejtësi kudo, në secilën komunë”, ka thënë Balje. “Ne kemi kërkuar ndryshim të personave që janë brenda këtij komisioni, sepse janë më shumë se 4-5 vjet dhe ne jemi duke shikuar çdo ditë çka janë duke bërë, por komisioni nuk e ka prekur asnjë person deri më tash”.

KOHA ka raportuar për raste të ndryshme të vlerësimeve jo të drejta nga Komisioni mjekësor i Ministrisë së Financave dhe për mohimin e së drejtës për kujdestar personal për personat që komisioni brenda QKUK-së i ka kategorizuar në grup të parë.

Related Posts

People divided after passenger was forced to give up first class plane seat for a dog

The dog traveled in style… Much of the internet has been left divided after a passenger was forced to give up their first class seat for a…

Tesla recalls a staggering 700,000 vehicles over concerning fault that ‘increases risk of crashing’

Elon Musk’s electric vehicle company has noticed a potentially deadly flaw in three models Tesla has recalled nearly 700,000 cars after a potentially dangerous fault was discovered….

Justin Baldoni dropped by talent agency after Blake Lively sues for sexual harassment and alleged campaign to ‘destroy her reputation’

Justin Baldoni and Blake Lively starred alongside each other in the 2024 flick It Ends With Us Justin Baldoni has been let go by his talent agency…

People are just realizing the morbid meaning behind iconic barber’s pole

It’s not just there as a colorful decoration to adorn the front of barbershop windows If you’ve ever wondered what the striped pole outside a barbershop symbolizes,…

Jeff Bezos set to marry fiancée Lauren Sánchez in $600,000,000 wedding and the plans are mind-blowing

Amazon founder Jeff Bezos got engaged to journalist Lauren Sánchez in May 2023 Sources have revealed alleged details surrounding Amazon founder Jeff Bezos’ wedding to Lauren Sánchez….

Parents of 10-year-old boy reveal vile nickname bullies allegedly called son before he took his own life

Sammy Teusch died by suicide on May 5, 2024 Warning: This article contains discussion of suicide which some readers may find distressing. The parents of a 10-year-old…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *