8 Mar 2026, Sun

“Nuk nxorri asnjë pikë lot dhe…”, ish-mësuesja rrëfen momentin kur Naimi i dha lamtumirën e fundit Liridonës

Mësuesja e Liridona (Ademaj) Murseli ka rrëfyer momentin kur Naim Murseli i dha lamtumirën e fundit bashkëshortes e tij, vrasjen e së cilës dyshohet se e porositi për një shumë prej 30 mijë euro.

Arsimtarja Teuta Haxhiu tregoi se Naim Murseli nuk nxori asnjë pikë loti dhe se me ftohtësi i vendosi tre gishta në ballë, por nuk e përqafoi.

Mësuesja u shpreh se ky moment nuk do i largohet asnjëherë prej mendjes, ndërsa tregoi se në syrin e majtë të Loredanës kishte një mavijosje.

“Asnjëherë nuk do të largohet prej mendjes time. Kishte një mavijosje në syrin e majtë. Nuk e harroj momentin kur Naimi me ftohtësi, vendosi tre gishta në ballin e saj dhe nuk e përqafoi. Nuk nxori një lot. U thashë kolegëve si është e mundur që bashkëshorti nuk e përqafon në këtë ditë kur ai nuk do e shoh më”, tha ajo në një intervistë për Euroneës Albania.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *