9 Mar 2026, Mon

Luizi e tepron me komente ndaj Kiarës, ja çfarë shkruajti në të fundit

Luizi nuk kursehet me komente ndaj Kiarës, ja komenti i fundit.

Siç ndodh në çdo përfundim puntate, edhe pasditen e djeshme Kiara Tito ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto me “look-un” e saj në “Fan Club”.

Moderatorja ditën e djeshme zgjodhi një fustan kaf të gjatë që i theksonte barkun e rrumbullakosur. Si gjithmonë nuk mungoi një koment nga Luiz Ejlli, i cili tërhoqi gjithë vëmendjen.

“Kuptimin e pozicionit të dorës së majtë afër mjekrës, nuk e mora vesh kurrë”, i ka shkruar artisti poshtë fotos.

Kuptohet që komentet e këngëtarit janë në kontekstin e shakasë.

Ndërkohë kujtojmë se çifti i njohur së shpejti do të bëhet prindër për herë të parë. Kiara dhe Luizi do të sjellin në jetë një vajzë.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *