ZPS-ja konfirmon dërgimin e Shalës në paraburgim në Hagë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ish-deputeti i Kosovës, Haxhi Shala, është arrestuar lidhur me krime kundër administrimit të drejtësisë.

Shala është intervistuar të hënën në zyrat e EULEX-it ndërsa të martën ai është transferuar në qendrën e paraburgimit në Hagë. Ai pritet të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake të Speciales.

“Fletarrestimi lidhet me krime kundër administrimit të drejtësisë. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dha mbështetje operative dhe logjistike për ZPS-në, në pajtim me mandatin e vet dhe sipas legjislacionit të Kosovës. Edhe Policia e Kosovës dha mbështetje operative për ZPS-në. Zyra e Prokurorit të Specializuar e merr jashtëzakonisht seriozisht pengimin e drejtësisë dhe do të vazhdojë të hetojë e ndjekë penalisht cilindo dhe të gjithë ata që përfshihen në çdo rast, përfshirë ata që frikësojnë apo ndërhyjnë tek dëshmitarët, ose ofrojnë mbështetje financiare apo të ndonjë forme tjetër për vepra të tilla penale”, thuhet në njoftimin e ZPS-së.

E prokurorja e specializuar Kimeberly West ka thënë se mbrojtja e dëshmitarëve mbetet prioritet i ZPS-së.

“Është shumë e rëndësishme që të garantohet që qytetarët e Kosovës të flasin për të thënë të vërtetën dhe pa kërcënime për përvojat e tyre, jo vetëm që ky institucion të jetë i aftë të japë drejtësi por edhe për sundimin e ligjit në Kosovë,” tha West. “ZPS-ja do të vazhdojë të bëjë çdo gjë brenda fuqive të saj për të mbrojtur viktimat e dëshmitarët dhe për të vënë para përgjegjësisë ata që shkelin ligjet e Kosovës për interesat e tyre private.”

Related Posts

hmmmmm

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *