Shkresa e SPAK, arsyet pse prokuroria kërkon arrestimin e Berishës

Mosrespektimi i masës së sigurisë të detyrim paraqitjes është në thelb arsyeja pse Prokuroria e Posaçme kërkon një masë më të ashpër ndaj Sali Berishës. Po ashtu, SPAK thotë se ka fakte të reja në hetimin ndaj ish-kryeministrit.

SPAK i ka dërguar këtë të mërkurë Kuvendit kërkesën e autorizimit për vendosjen e masës së arrestit në shtëpi apo arrestit me burg ndaj kreut të PD-së, lidhur me procedimin penal të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Në dokumentin e firmosur nga dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, jepet një rezyme e pozitës së kryetarit të PD, ndaj të cilit është ngritur akuza e korrupsionit pasiv. Sipas prokurorisë, gjatë detyrës si kryeministër, Berisha ka favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi për të përfituar një pronë shtetërore si trashëgimtar. Për të realizuar këtë qëllim, sipas dy prokurorëve, Berisha ka miratuar ligje apo akteve nënligjore, ka ushtruar presion ndaj punonjësve të administratës, si dhe ka vepruar kundër interesit publik.

Më tej në dokument, renditet kronologjia e seancave gjyqësore ndaj kryedemokratit, nga GJKKO në Apel, ku është dhënë e më pas konfirmuar ndaj tij masa e detyrim paraqitjes dhe moslejimi i lëvizjes ndaj vendit.

Prokurorët Kraja dhe Millonai llogarisin se që pas caktimit të masës së detyrim paraqitjes ndaj Berishës nga GJKKO, ky i fundit nuk e ka respektuar tre herë detyrimin për tu paraqitur në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 10:00, në ambientet e SPAK.

Duke iu referuar neneve 231 dhe 260 të Kodit të Procedurës Penale, prokurorët konkludojnë se Berisha nuk e zbatuar masën e detyrim paraqitjes dhe ekzistojnë kushtet për të kërkuar një masë më të ashpër ndaj tij.

Po ashtu, shtojnë se nga hetimet ka fakte dhe rrethana të reja.

Reagimi i Berishës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha foli për kërkesën e SPAK më herët gjatë ditës, në një konference mediatike. Ai sqaroi se do ti bindet çdo mase të marrë nga gjykata pasi të merret autorizimi i Kuvendit. Kryedemokrati solli në vëmendje se mosrespektimi i masës së detyrim paraqitjes nga ai erdhi deri më tani, ka ndodhur për shkak se SPAK dhe GJKKO anashkaluan institucionin e Kuvendit në marrjen e masës. Ndaj, arsyetoi Berisha, “nuk mund të zbatoja një vendim antikushtetues”.

Ndërkohë, kundërshton akuzën penale të SPAK ndaj tij. Berisha i mëshoi qëndrimit se prokuroria në këtë rast po përdoret për ta goditur politikisht me urdhër të rivalit të tij politik, Edi Rama. Më herët, përmes konferencave publike, Berisha ka arsyetuar se pse nuk qëndrojnë akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme ndaj tij.

Related Posts

hmmmmm

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *