EMRAT/ Si u kap fugoni me 500 kg drogë? Policia: Do trafikohej drejt Turqisë, 7 të arrestuar

7 persona janë arrestuar dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim, pas një operacioni anti-droge të koduar “Reset” në qytetin e Vlorës, ku janë kapur 500 kg lëndë narkotike kanabis sativa të ndara në 34 pako.

Në operacion kanë marrë pjesë forcat e Policisë së Vlorës dhe Drejtorisë së Përgjithshme, si dhe “RENEA”, teksa është ekzekutuar pas hetimeve ku ka rezultuar se “disa shtetas, të organizuar si grup, kryenin veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, dhe po bëheshin gati për të transportuar nëpërmjet kufirit detar, një sasi të madhe lënde narkotike kanabis, me qëllim trafikimin drejt Turqisë”.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar shtetasit:

Idriz Meminaj, 39 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Romir Meminaj, 49 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Emanuel Meminaj, 22 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Nertin Gjoni, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë;
Xhuljano Gjoni, 30 vjeç, banues në fshatin Babicë.

Si dhe në vijim të operacionit janë ndaluar shtetasit:

Laurent Likaj, 37 vjeç, banues në Vlorë;
Altin Meçi, 50 vjeç, banues në Patos.

Gjithashtu bëhet me dije se janë shpallur në kërkim dhe disa shtetas të tjerë, banues në Vlorë dhe në Tiranë, gjeneralitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, për arsye hetimore. Policia njofton se lënda narkotike po transportohej me fugon, teksa sipas hetimeve, destinacioni final ishte Turqia, ku do të transportohej me rrugë detare.

“Nga hetimet intensive të kryera në kuadër të këtij operacioni rezultoi se këta shtetas vepronin në mënyrë të organizuar, për të trafikuar lëndë narkotike cannabis sativa, drejt shtetit turk, nëpërmjet rrugëve detare. Këta shtetas kishin përpunuar dhe ambalazhuar lëndën narkotike në magazinën e 2  vëllezërve Idriz Meminaj dhe Romir Meminaj, dhe më pas, me automjetin e drejtuar nga shtetasi Nertin Gjoni, po e transportonin në afërsi të vijës ujore, për ta transportuar më pas me rrugë detare, drejt Turqisë.

Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të forcave pjesëmarrëse në këtë operacion është bërë e mundur që në lagjen “11 Janari”, të bllokohet automjeti që drejtohej nga shtetasi Nertin Gjoni. Gjatë kontrollit në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi 34 pako të madhësive të ndryshme, me lëndë narkotike cannabis sativa në formë boçeje, me peshe totale 500 kilogramë.

Operacioni ka vijuar  me kontrollin e  magazinës, në fshatin Trevllazër, ku janë kapur në flagrancë shtetasit Idriz Meminaj dhe Romir Meminaj. Gjithashtu, në vijim të operacionit janë kapur dhe disa shtetas të përfshirë në këtë rast, si dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri, 4 automjete dhe 8 celularë. Nga hetimet intensive të kryera në kuadër të këtij operacioni ka rezultuar se këta shtetas vepronin të organizuar në formën e një grupi, për të prodhuar, ambalazhuar dhe trafikuar lëndë narkotike kanabis, jashtë vendit.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Autoritetet deklaruan se operacioni është në vijim dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, ku vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e   shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Gjithashtu, Policia ka publikuar dhe pamjet e operacionit, siç mund t’i shihni në videon e mëposhtme.

Related Posts

hmmmmm

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *