“Armën e sigurova 1 muaj më parë”/ Zbardhet dëshmia e Sokol Mjacajt: E vrava sepse…

Rrëzohet pista se arma e Sokol Mjacajt është futur me dron në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ndërsa ka dyshime se ai nuk ka vepruar i vetëm në krimin e pasdites së djeshme ku humbi jetën Arben Lleshi.

Armën e kam siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë”, ka dëshmuar Sokol Mjacaj para hetuesve.

I burgosuri me dënim përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë ka deklaruar para hetuesve se të dënuarin Arben Lleshin e ka vrarë pasi kishte sherr me të sepse ky i fundit nuk e ka pranuar në sektorin e burgut, raporton News24.

Por sipas burimeve mediatike, kjo alibi e Sokol Mjacajt është rrëzuar nga Prokuroria, pasi ka dyshime për vrasje të organizuar kundrejt pagesës. Aktualisht në polici janë të shoqëruar 18 punonjës të burgut, civilë por edhe policë.

Mësohet se Sokol Mjacaj dy muaj më parë ka patur një takim me dy familjarë të tij, pasi këta të fundit thuajse nuk e takonin fare. Sakaq, viktima Arben Lleshi nuk kishte kontakte me familjen prej më shumë se 3 vitesh.

  • Detaje të reja nga krimi brenda burgut të Peqinit:

Detaje të reja kane dale ne dritë, lidhur me ngjarjen e mesdites se djeshme ne burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj, ekzekutoi Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan. Per te mbledhur sa me shume prova dhe me qellim zbardhjen e kesaj ngjarjeje te rende, grupi hetimor ka nisur verifikimin dhe këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë.

Përmes tyre mund të krijohen indicie dhe prova rreth dinamikës së ngjarjes por edhe ndjekjes së lëvizjeve të autorit Sokol Mjacaj që qëlloi për vdekje bashkëvuajtësin e dënimit Arben Lleshin dhe plagosi shokun e qelisë së këtij të fundit Indrit Shaqja.

Hetuesit po verifikojnë kontaktet e autorit të dyshuar të ngjarjes, teksa në “sitë” po kalojnë edhe punonjësit e burgjeve për të konstatuar veprimet e tyre kohët e fundit.

Ndërkohë verifikime po bëhen edhe sa i takon procedurës së ndjekur që Sokol Mjacaj të përfundonte pikërisht në sektorin ku qëndronte shenjestra e tij dhe nëse ka element të dyshimtë qoftë në kërkesat që ka bërë ai apo veprimet e përgjegjësve të burgut.

Punonjësit e këtij institucioni që ishin në shërbim apo morën shërbimin pas ngjarjes, u është dhënë urdhër të mos dalin nga vendi i punës deri në orët e para të mëngjesit të të shtunës. Kështu konfirmuan informacione në rrugë operative.

Në radhët e shërbimeve të burgut, flitet se një vendim i tillë, është marrë për shkak të sensitivitetit të ngjarjes dhe si masë për pengimin e daljes së informacioneve që mund të përbëjnë ndikim në hetimet intensive që po kryhen.

Ndërsa versioni tjetër që jepet, është verifikimi i zbatimit të detyrave nga punonjësit para, gjatë dhe pas ngjarjes. I plagosuri Indrit Shaqja ndodhet në spitalin e burgut në Tiranë, ndërsa në dëshminë e tij paraprake ka sqaruar dinamikën e ngjarjes. Ai ka treguar se ndodhej bashkë me Arben Lleshin kur Sokol Mjaçaj e thirri në emër shenjestrën, e teksa ky i fundit u ngrit për t’iu përgjigjur ai e qëlloi për vdekje nga dritarja e qelisë, ndërsa mbeti edhe vetë Shaqja i plagosur.

Related Posts

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *