Vrasja në Peqin/ Noka: Punonjësit e burgut janë rekrutuar nga mafia

Deputeti i Partisë Demokratike që mbështet Rithemelimin, ish-Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, duken komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ku pati një humbje jete dhe dy të plagosur, u shpreh se pa rekrutimin e stafit të burgut nuk do të kishte ngjarje të tille.

I ftuar në emisionin “3D” në RTSH, Noka është i mendimit se kjo është një vrasje e porositur nga jashtë dhe nuk është një ngjarje e ndodhur si pasojë e ndonjë sherri banal.

“Ajo vrasje është inskenuar dhe porositur nga jashtë burgut dhe për ekspertin më “profan” nuk ka nevojë për koment. Ajo vrasje nuk është si pasojë e një sherri banal të brendshëm, kjo jep sinjalin e parë të një mini “Meksike në Ballkan”, tha Noka.

Kur siguria në burgje dhe sidomos në burgjet e sigurisë së nivelit të lartë sikurse është burgu i Peqinit, shprehet deputeti demokrat, do të thotë që ka një skenar këtu në këtë ngjarje dhe skenarët i bënë mafia dhe punonjësit e burgut.

Noka hedh poshtë aludimet sikurse tha ai, që arma mund të jetë futur me anën e dronit në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, sepse sipas tij, “ajo historia që ka hyrë me dron është një përrallë sepse nuk mundet që droni të fluturoj dhe mos ta vërej askush kur fluturon droni.

“Kjo ngjarje tregon se në këtë burg siguria është zero sepse nuk ka asnjë logjik tjetër që një i dënuar përjetë ti bjeri në dorë një armë zjarri. Kjo është larje hesapesh dhe nëpër burgje dhe mafia e ka vënë për fundi shtetin , sepse pa u rekrutuar punonjësit e shtetit nuk do ndodhte kjo gjë”, tha Noka.

Related Posts

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *