Biserko: Perëndimi s’do të tolerojë aventura të reja të Beogradit

Sonja Biserko, veprimtare e njohur për të drejtat e njeriut dhe kryetare e Këshillit të Helsinkit, me bazë në Beograd, vlerëson se Perëndimi s’do të tolerojë më aventura të reja të Beogradit.

Biserko ka thënë se sulmi në Banjskë, ku u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku, nuk i është falur Serbisë nga Perëndimi, porse nuk ka pasur sanksione.

“Fakti që përforcimet e KFOR-it u dërguan menjëherë në Kosovë, tregon se Perëndimi është i gatshëm ta mbrojë Kosovën dhe të parandalojë çdo ‘ekskursion’ nga Serbia. Megjithatë, kosovarët frikësohen se mund të ketë më shumë surpriza nga Beogradi. Në rrethanat aktuale gjeostrategjike, siguria është bërë prioritet për Perëndimin dhe në këtë kuptim do të parandalohet çdo përpjekje e destabilizimit të Kosovës. Kjo është një vijë e kuqe, dhe çdo tentim i Beogradit për aventura të reja nuk do të tolerohet. Banjska nuk i është falur, por Serbisë nuk u janë vendosur sanksione”, ka thënë Biserko në një intervistë për mediumin malazias “Aktuelno.me”.

Biserko ka thënë se në Perëndim ka një përceptim se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të realizojë atë që ka premtuar, që është zbatimi i planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Biserko ka thënë veçanërisht ky perceptim ekziston te amerikanët.

“Inkursioni i njësive serbe në veri të Kosovës ishte një lloj alarmi se Beogradi nuk ka he2qur dorë nga planet e tij për ndarjen e Kosovës. Pasi deri tash s’ka pasur raport zyrtar për ngjarjen, përveç mohimit të Beogradit se ka qenë i përfshirë, reagimi i shpejtë i NATO-s, SHBA-së e BE-së, tregon se s’do të lejohet përshkallëzim dhe destabilizim i Ballkanit. Ai sulm dëmtoi besimin e Perëndimit te Vuçiqi, por mesa duket ende po llogaritet në të, por në rrethana të ndryshuara”, ka thënë Biserko.

Related Posts

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *