Kamberi: Kosova e Shqipëria s’kanë faj që shqiptarët po garojnë në zgjedhje me dy lista

Në fshatin Tërnoc të Madh të Bujanocit ka votuar Shaip Kamberi. Deputeti i vetëm shqiptar gjatë mandatit të kaluar në Parlament të Serbisë, është optimist që gjatë ditës do të ketë dalje masive të qytetarëve për votim dhe se do të arrihen votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet.

Lista “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon-Shaip Kamberi”, udhëhiqet nga Shaip Kamberi. Ai tha se sot nuk është koha për vajtim por për të ftuar qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Besoj që në ditët e fundit të fushatës një intensifikim më i madh ka qenë në terren, takimet e tona me njerëz, ku kemi arsyetuar rëndësinë e daljes dhe pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare. Kemi informacione që janë qytetarët tanë që punojnë në Kosovë, janë sot duke mbërritur në Luginë të Preshevës për të dhënë votën e vet, sepse ne duhet të kemi një përfaqësim dhe ai përfaqësim shprehet përmes votës së lirë. Qytetarët e kanë mundësinë sot të zgjedhin. Besoj që masovikisht t’i përgjigjen ftesës për zgjedhje”, deklaroi Kamberi, raporton “KosovaPress”.

Kamberi shtoi se Kosova e Shqipëria nuk kanë faj që shqiptarët po garojnë në këto zgjedhje me dy lista.

“Të shohim ndoshta moti i ftohtë, dimri, dita e shkurtër çfarë ndikimi mund të ketë. Megjithatë, unë besoj që ne do të arrijmë ta kalojmë pragun e nevojshëm për të pasur një mandat. Sot është koha e zgjedhjeve, sot është koha për të motivuar njerëzit, për të mos kërkuar fajtorin. Gjithë ata që marrin pjesë duhet të bindin elektoratin e vet për rëndësinë e pjesëmarrjes dhe t’i ftojë ata të dalin. As Kosova dhe as Shqipëria nuk mund të ketë faj, se edhe Kosova edhe Shqipëria kanë bërë përpjekje, në radhë të parë Kosova që ka nisur këtë proces, për të unifikuar një listë, nuk është arritur dhe tash nuk kemi kohë të vajtojmë sot”, shtoi Kamberi.

Ai u shpreh optimist se do të arrijë të fitojë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

“Në politikë nuk ka vend për pesimizëm, ose duhet ta lësh profesionin. Prandaj edhe vet pjesëmarrja jonë në listën e përbashkët të pesë partive është optimiste”, përfundoi ai.

Shaip Kamberi ishte deputeti i vetëm shqiptar i zgjedhur në mandatin e kaluar në Serbi.

Ndryshe kandidati Visar Mehmeti nga “Alternativa për Ndryshim” e përkrahur nga Shqiprim Arifi, njëjtë sikur që bëri Arifi, e ka kritikuar edhe ai kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për përçarje të shqiptarëve në Luginë.

“Ndoshta kjo është gjë e mirë, shenjë që në të ardhmen ne si spektër politik të reflektojmë dhe të vetëdijësohemi se kjo është mënyrë e gabuar dhe duhet t’i përmbahemi marrëveshjes të cilën veç e kemi nënshkruar në Tiranë. Është marrëveshje që duhet t’i përmbahemi. Nuk është se a e përkrahi unë mendimin e kryetarit apo jo. Por, kushdo që ka parë televizor në vitet e fundit e ka kuptuar këtë. Kryeministri Kurti është i radhitur në një pjesë të elitës politike këtu në Luginë të Preshevës. Ka bërë një ndarje që nuk e patëm në vitin 2020, por që ndodhi në vitin 2022”, ka thënë Mehmeti.

Numri i qytetarëve që po votojnë në qendrat e votimit në Luginë për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi që po mbahen sot është mjaft i ulët aktualisht. Nga Gjilani në mënyrë të organizuar me autobusë janë nisur qytetarë të Luginës që kanë të drejtë vote.

Related Posts

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *