“Gjithmonë pranë jush” – menaxhmenti i Policisë shkojnë te familja e heroit Afrim Bunjaku

Menaxhmenti i Policisë së Kosovës e ka vizituar familjen e Afrim Bunjakut, rreshterit që u vra në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, bashkë me stafin e tij shkoi në pikëkalimin kufitar në Jarinjë dhe më pas te familja e Afrim Bunjakut për ta falënderuar familjen e tij për sakrificën e rreshterit.

Familjarëve të Bunjakut, ai iu tha se Policia e Kosovës do t’iu qëndrojë pranë.

“Në emër të Policisë së Kosovës drejtori Hoxha edhe njëherë gjatë kësaj vizite falënderoi familjen e Heroit Bunjaku për sakrificën dhe kontributin e dhënë për shtetin e Kosovës, me ç‘rast i siguroi ata se Policia e Kosovës do të jetë gjithmonë pranë tyre duke kujtuar heroizmin e Afrimit dhe duke ofruar përherë mbështetjen e nevojshme për familjen e tij. Familjes Bunjaku nga drejtori Hoxha iu dorëzua edhe një pllakatë me emrin e Heroit Rreshter Afrim Bunjaku, e cila ishte dhuruar nga Shoqata shqiptaro-amerikane (AALEA US ) e dedikuar për Heroin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë në Facebook.

“Policia e Kosovës do ta kujtoj përherë heroin Afrim Bunjaku dhe të gjithë heronjtë e tjerë të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për qytetarët dhe vendin”, thuhet tutje në njoftim.

Në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, drejtori i Policisë takoi nga afër zyrtarët policor të cilët, siç njofton Policia, “i falënderoi për punën dhe angazhimin e tyre të pakursyer dhe njëkohësisht kërkoi nga të vazhdojnë me përkushtim realizimin e detyrave policore në interes të sigurisë, parandalimit të krimit e kontrabandës dhe menaxhimit sa më efikas të kufirit shtetëror”.

Related Posts

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *