Orët e fundit në liri të Berishës/ Prokurorët e SPAK nesër në Këshillin e Mandateve për lejen e arrestimit

Ajo që kishte kërkuar, do t’i vijë.

Sali Berisha do të përballet në Këshillin e Imunitetit në Kuvend, me prokurorët e SPAK të cilët i kërkojnë parlamentit leje për arrestimin me burg ose arrestin në shtëpi të deputetit.

Lideri i Foltores prej javësh refuzoi të paraqitej pranë gjykatës speciale, me argumentin se masa ndaj tij ishte marrë duke anashkaluar Kuvendit dhe ai nuk e njihte një vendim anti kushtetues.

Tani që prokurorët trokitën në Parlament për heqjen e imunitetit të tij, Sali Berisha nuk e ka konfirmuar ende nëse do të ulet përballë tyre në mbledhjen vendimtare të orës 12.

Edhe pse grupin e deputetëve e kishte kundër, Berisha ka thirrur protestë tek kryesia e Kuvendit në të njëjtën orë që Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet për arrestimin e tij.

Gazmend Bardhi nuk e mbështeti idenë e protestave, por ai është një prej 30 deputetëve që i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të ndaluar arrestimin e Berishës.

Ish kryeministri është nën hetim nga SPAK për dosjen “Partizani”, nga privatizimi i të cilit, sipas prokurorëve, dhëndrri i Berishës përfitoi 5 milionë euro.

Për këtë, lideri i foltores u vu nën hetim nën masën detyrim paraqitje dhe mos dalje jashtë vendit, por Berisha nuk ju bind me argumentin e kishte imunitet.

Pas 3 mosparaqitjesh pranë SPAK, prokurorët kërkuan një masë më të ashpër ndaj tij, me arrest në burg, apo shtëpiak.

Berisha ka deklaruar se do ta respektojë vendimin që kalon nga Kuvendi, pavarësisht se prokurorët i konsideron ushtarë të Ramës.

Socialistët nuk do të mbrojnë Berishën, njëjtë sic kanë bërë me kolegët e tyre, dhe do të autorizojnë prokurorinë dhe gjykatën të marrin masa ndaj tij.

Kuvendi ka parashikuar ditën e martë për të votuar heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Related Posts

hmmm niceee

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *