Grupi i Bashës kërkon arrestimin e Berishës, dorëzon raportin në Kuvend

Janë depozituar ditën e sotme në Kuvend dy raportet e anëtarëve të Këshillit të Mandave të cilët  dy ditë më parë me 6 vota pro votuan pro kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë.

Një prej raporteve është i mazhorancës, ndërsa tjetri i deputetit Enkelejt Alibeaj, grupim i Lulzim Bashës, i cili bashkoi votat me socialistët në Këshillin e Mandateve. Si mazhoranca, po ashtu edhe grupimi i Lulzim Bashës kërkojnë dhënien e autorizimit për t’i hapur rrugë kërkesës së SPAK që kërkon heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

“Përfundimisht, si anëtar i Këshillit për Imunitetin, i rekomandoj seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë, për miratimin kërkesës për dhënien e autorizimit, të kërkuar me shkresën nr. 16688 prot., datë 12.12.2023 të SPAK “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”, thuhet në fund të raportit të Enkelejd Alibeaj.

Shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë është në pikën e parë të rendit të ditës në seancën plenare të ditës së nesërme. Po ashtu, vlen të theksohet fakti se Sali Berisha ka thirrur mbështetësit e tij në një protestë para Kuvendit ditën e nesërme.

Gjithashtu, sot Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët kërkuan pezullimin e vendimit të GJKKO-së për masën shtrënguese ndaj Sali Berishës e për rrjedhojë edhe pezullimin e arrestimit të tij.

Demokratë pretendonin se vendosja e masës së sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit” për Sali Berishën nga SPAK për privatizimin e klubit Partizani ishte antikushtetuese, pasi sipas tyre më herët duhet të merrej autorizimi i Kuvendit.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, kërkesa e 30 deputetëve të PD-së, nuk plotëson kriteret ligjore paraprake për pranimin e saj për shqyrtim në seancë plenare. Trupa e gjyqtarëve arriti në konkluzionin se deputetët nuk legjitimohen për një ankim të tillë në kushtetuese, por këtë të drejtë e ka Kuvendi.

Sipas logjikës së gjyqtarëve, të drejtën për të vënë në lëvizje trupën kushtetuese në këtë rast e ka vetë Kuvendi i Shqipërisë, i cili do të ishte në këtë rast pala në konflikt që mund të ngrinte pretendimin e cënimit të kompetencave.

Kërkuesi, grupi i deputetëve, nuk legjitimohet t’i drejtohet Gjykatës, pasi referuar mosmarrëveshjes së pretenduar të kompetencave, ai nuk është subjekt në konflikt, pra nuk rezulton t’i jetë marrë ndonjë kompetencë apo të jetë cenuar drejtpërdrejt në ndonjë kompetencë. Grupi i një të pestës së deputetëve, pavarësisht se është pjesë e ushtrimit të veprimtarisë legjislative të Kuvendit, nuk mund të veprojë në emër dhe me tagrat e Kuvendit.

Related Posts

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Mother of ballerina Michaela DePrince dies within 24 hours of daughter’s shock death

Ballet dancer Michaela DePrince performed with Beyoncé and was seen as a trailblazer in the art Michaela DePrince, an orphan from Sierra Leone who was adopted by…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *