Protestë e re në Serbi lidhur me pretendimet për mashtrime zgjedhore (VIDEO)

Me ftesën e koalicionit më të madh opozitar në Serbi, më 19 dhjetor protestuesit u mblodhën sërish para selisë së Komisionit Republikan Zgjedhor në qendër të Beogradit, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve në kryeqytetin serb.

Një kërkesë të tillë një ditë më parë është dorëzuar në këtë komision nga koalicioni “Serbia kundër dhunës”, që pretendon se partia në pushtet, Partia Progresive Serbe (SNS), ka manipuluar rezultatet zgjedhore në Beograd.

Protestuesit brohoritën “Tradhti”, “Largohuni”, e disa mbanin pankarta me mesazhe sikurse “Unë nuk votoj” dhe “Votuesit u vodhën”.

Më 19 dhjetor, një prej liderëve të koalicionit opozitar, Mirosllav Alleksiq, përsëriti pretendimet për mashtrime zgjedhore gjatë një adresimi para ndërtesës së Komisionit Republikan Zgjedhor.

Ai tha se 42.000 persona, pa vendbanim të ligjshëm, u sollën në Beograd në një mënyrë të organizuar për të mbështetur listën zgjedhore të SNS-së.

Më 18 dhjetor, Alkeksiq dhe liderja tjetër e koalicionit, Marinika Tepiq, nisën një grevë urie në ndërtesën e Komisionit Republikan Zgjedhor.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në Komision derisa kërkesa jonë të plotësohet – zgjedhjet u vodhën, ato duhet të anulohen dhe duhet të thirren zgjedhje të reja me një listë të pastruar të votuesve”, tha Alleksiq për gazetarët gjatë protestës.

Edhe një ditë më parë, me ftesë të liderëve opozitarë ishte mbajtur një protestë para selisë së Komisionit Republikan Zgjedhor.

SNS ka mohuar akuzat se ka ndryshuar vullnetin zgjedhor dhe se në zgjedhje ka pasur parregullsi.

Kreu i SNS-së, Millosh Vuçeviq, tha më 19 dhjetor se ai pret që kandidati i tyre, Aleksandar Shapiq, të bëhet sërish kryetar i Beogradit, sepse sipas tij, lista e SNS-së ka fituar zgjedhjet në kryeqytetin serb.

Sipas rezultateve preliminare për zgjedhjet në Beograd, lista e SNS-së ka fituar 49 nga 100 mandatet dhe “Serbia kundër dhunës” ka fituar 42.

SNS ka shpallur fitore në të gjitha nivelet.

Vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë kanë thënë se gjatë zgjedhjeve parlamentare, lokale dhe krahinore ka pasur parregullsi. /REL/

Related Posts

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Mother of ballerina Michaela DePrince dies within 24 hours of daughter’s shock death

Ballet dancer Michaela DePrince performed with Beyoncé and was seen as a trailblazer in the art Michaela DePrince, an orphan from Sierra Leone who was adopted by…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *