“U terrorizuan me spekulime”, avokati Jashari flet për kërkesën e familjes së Liridona Ademajt për takim me Prokurorinë

Familja e Liridona Ademajt, gruas që u vra më 29 nëntor në Prishtinë, ka kërkuar një takim urgjent me Prokurorinë, për të marrë informacion mbi hetimet dhe zhvillimet lidhur me rastin.

Këtë e ka komentuar avokati, Arbër Jashari, i cili ka thënë se kërkesa e familjes ka ndodhur, pasi që është “terrorizuar” me informata edhe spekulative dhe “kjo ua ka rritë shqetësimin duke menduar se çka po bëhet”.

“Mendoj që prokurori i ka njoftuar për çështjet kryesore. Por këtu çështja është se është bërë shumë zhurmë, dhe ajo familje ditëve të fundit ka qenë e “terrorizuar” me shumë informata, ndoshta edhe të karakterit spekulativ”, tha avokati i Familjes Ademaj në RTV Dukagjini.

“Dhe kjo ua ka rritur shqetësimin duke menduar se çka po bëhet. Në këtë fazë është mirë të njoftohet, nëse është marrë deklaratë e ndonjërit prej të pandehurve ose është marrë në pyetje ndonjë dëshmitarë”, ka shtuar avokati Jashari.

Avokati nuk beson që prokuroria ka avancuar me veprime të rëndësishme sa që do të ishte e  domosdoshme ta njoftojë familjen.

“Mendoj që Prokuroria mund ta njoftojë thjesht që është marrë kjo provë ose ajo, deri në atë sa ta ruaj konfidicialitetin e procedurës penale. Mirëpo mendoj që për këtë fazë nuk pa pasur edhe ndonjë zhvillim, thjesht nuk është kryer ndonjë hap procedural, është caktuar masa e paraburgimit ata akoma nuk e kanë kryer 30 ditshin e parë”, ka deklaruar tutje Jashari.

Related Posts

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Mother of ballerina Michaela DePrince dies within 24 hours of daughter’s shock death

Ballet dancer Michaela DePrince performed with Beyoncé and was seen as a trailblazer in the art Michaela DePrince, an orphan from Sierra Leone who was adopted by…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *