“Edi Rama do përfundojë si Enver Hoxha”/ Mesazhet në protestën e opozitës

Rreth 1 orë zgjati protesta e thirrur nga opozita këtë të Enjte para Kuvendit, që miratoi me votat e socialistëve kërkesën e SPAK për arrestimin e kryedemokratit Sali Berisha.

Protesta e nisur rreth orës 9:30 ishte pa incidente dhe pati një organizimi të ngjashëm me atë të zhvilluar të Hënën te kryesia e KuvenditMes folësve që mbajtën fjalime në një podium të ngritur rishtasi, ishte dhe kryedemokrati Sali Berisha, që iu bashkua protestës pas përfundimit të seancës në Kuvend.

Berisha tha se, rrëzimi i Ramës nga pushteti “është misioni ynë i shenjtë”, ndërsa shtoi se “opozita i kalli tmerrin regjimit”.

Kreu i PD deklaroi se, opozita nuk mund të heshtë para aferave miliardëshe të qeverisë Rama. “Ne nuk mund të heshtim kurrë përpara xhelatëve të ligjit, të të drejtës, në zyrat e shtetit, para skapistëve amoralë, të cilët amnistojnë vjedhje që arrijnë dhe do arrijnë në 1 miliardë euro”, shtoi ai.

Kryedemokrati u shpreh më tej se, Edi Rama “ka krijuar me reformën e Xhorxh Sorosit, organet e drejtësisë si seksione të Partisë Socialiste. Seksione krimi ato të cilat amnistojnë Erion Veliajn, Ilir Beqajn dhe Edi Ramën”.

Berisha delaroi se protestat do të vijojnë. Më tej, ai iu drejtua selisë së PD-së, i njekur nga mbështetës. Në një prononcim për gazetarët prej aty, i pyetur se si ndihej tani që ishte pa imunitet, kryedemokrati u shpreh se ishte më i fortë se kurrë.

Jam më i vendosur se kurrë në mbrojtje të kauzës së drejtë opozitës. Unë i garantoj shqiptarët se kjo kauzë e drejtë do triumfojë. Se forcë në botë që të mposhtë idealet e demokracisë, nuk ka dhe nuk do ketë. Se kjo bandë që qëndron në pushtet me lidhjet e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve, do i ketë kohët e numëruara. Se Edi Rama do përfundojë si gjyshi i tij Enver Hoxha në kalendat e historisë. Se shqiptarët do kenë qeveritarët e tyre, opozitën e tyre ashtu siç meritojnë”, theksoi Berisha.

“Gjithçka është ndërmarrë ndaj meje është ilegjitime dhe kjo nuk ka asnjë diskutim. Vendimet nga alfa te omega, janë marrë si hakmarrje e mirëfilltë politike në shkelje të çdo parimi dhe çdo ligji të këtij vendi”, shtoi ai.

Fjalimi i Berishës shënoi dhe mbylljen e protestës.

Related Posts

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Mother of ballerina Michaela DePrince dies within 24 hours of daughter’s shock death

Ballet dancer Michaela DePrince performed with Beyoncé and was seen as a trailblazer in the art Michaela DePrince, an orphan from Sierra Leone who was adopted by…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *