9 Mar 2026, Mon

“Duan të më burgosin”- Ish-kryeministri nuk zmbrapset: Unë jam Sali Berisha, nuk mposhtem kurrë

“Në sy të gjithë botës i vidhet vula PD-së, kur shumica dërrmuese e demokratëve në dy palë zgjedhje dhe 3 votëbesime kanë zgjedhur Sali Berishën si kreun e tyre. Nga tmerri që kanë prej tij ndalohet emri i Sali Berishës në fletën e votimit.

Tani duan të më burgosin, por e vërteta është se nuk kanë asnjë provë ose fakt dhe kurrë s’do të kenë. S’jam i akuzuar, por person nën hetim dhe pas 3 vitesh hetime s’kanë gjetur asnjë dëshmi, provë e fakt kundër meje.

Unë jam Sali Berisha, me fuqinë e të vërtetës nuk mposhtem kurrë”, tha Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *