VIDEO/Përplaset makina e gardës me djalin e gjyqtares Gjoka, dalin pamjet pas aksidentit

Publikohen dhe pamjet e aksidentit të ndodhur mbrëmë në Selitë.

Një makinë private me targa të huaja që drejtohej nga një punonjës i policisë Rrugore të Elbasanit, Izidor Heta, e goditi nga pas makinën e gardës që shoqëronte djalin e gjyqtares Irena Gjoka. Sipas dëshmisë së shoferit polici, dyshohet se situata ka ardhur si pasojë e lagështisë në rrugë dhe shpejtësisë, duke humbur kontrollin e automjetit.

Megjithatë për rastin ka nisur një hetim i plotë edhe për shkak të situatës dhe sulmeve të vazhdueshme ku gjendet gjyqtarja, e cila ka caktuar masat ndaj Sali Berishës në hetim për aferën “Partizani”. Për të zbardhur ngjarjen po shihen edhe kamerat e sigurisë, por nga hetimet e deritanishme gjithçka i lihet aksidentales.

Më 26 dhjetor Gjyqtarja Gjoka caktoi seancën për shqyrtimin e kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për zëvendësuar masën e sigurisë ‘nga detyrim me paraqitje’ në ‘arrest shtëpie’ ndaj ish kryeministrit Sali Berisha i akuzuar për korrupsion pasiv në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.

Kërkesa erdhi pasi Kuvendi autorizoi një ditë më parë SPAK për arrestin e Sali Berishës, pasi refuzoi disa herë të zbatonte detyrimin me paraqitje para oficeres gjyqësore.

Për shkak të detyrës, gjyqtares anti-korrupsion, Irena Gjoka, i është shtuar mbrojtja. Si drejtuese e gjykatës së Posaçme, Gjoka kishte pasur deri katër truproja, ndërkohë që ky numër i ishte shtuar në gjashtë që pas vendimit të datës 20 tetor 2023 kur firmosi masën e arrestit ‘detyrim me paraqitje’ dhe ndalim të udhëtimit jashtë për vetë Berishën si dhe masën e arrestit me burg për Jamabër Malltezin. Të dy akuzohen për korrupsion pasiv në aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani që pasoi me ndërtimin e 19 kullave dhe një fitim prej 5.4 milionë eurosh dhëndrit të ish kryeministrit Berisha. Malltezi akuzohet edhe për pastrim parash.

Related Posts

IGNITE YOUR PASSION..

                   

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Mother of ballerina Michaela DePrince dies within 24 hours of daughter’s shock death

Ballet dancer Michaela DePrince performed with Beyoncé and was seen as a trailblazer in the art Michaela DePrince, an orphan from Sierra Leone who was adopted by…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *