Vuçiq: Serbia s’e njeh dhe s’do ta njohë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se “Serbia s’e njeh dhe s’do ta njohë pavarësinë e Kosovës”.

Ai po ashtu tha se Serbia s’do ta pranojë asnjë dokument i cili e detyron që ta ndihmojë Kosovën të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara, organizatat, institucionet dhe agjencitë e OKB-së.

Vuçiq gjatë konferencë për media ka thënë po ashtu se kryeministri i Kosovës, “Albin Kurti s’dëshiron të zbatojë asnjë marrëveshje dhe se ai do që Serbia t’i zbatojë ato që ka thënë”.

“Serbia do të zbatojë gjithçka që ka thënë, pra në mënyrë të denjë, në mënyrë korrekte, por presim po ashtu që të formohet AKS-ja. Sa i përket gjërave të ndryshme që kemi bërë tashmë, nga letërnjoftimet e deri te targat, e çdo gjë tjetër, gjithmonë jemi përpjekur që të arrijmë një kompromis. Ne do të bëjmë maksimumin në të ardhmen. Dhe ne gjithmonë kemi thënë se jemi për një Ballkan të hapur, se nuk kemi asnjë problem me këtë, por gjithmonë do të vendosim ‘disclaimer’, që do t’ua bëjnë të qartë të gjithëve se Serbia s’e njeh pavarësinë e Kosovës. Po e përsëris se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq, raporton “RTS”.

Ai ka insistuar se Serbia nuk do të pranojë detyrim për ta mbështetur Kosovën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“As në afat të gjatë dhe as në atë të shkurtër, s’do të pranojmë detyrim të tillë. Pres që në janar të hapet një polemikë e gjerë dhe sigurisht se nuk do të jenë gjëra të thjeshta”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq po ashtu ka folur për sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator ku u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku. Në atë sulm u vranë edhe tre prej sulmuesve.

“Prishtina vazhdon t’i fshehë gjetjet e autopsisë së Stefan Nedeljkoviqit, Igor Milenkoviqit dhe Bojan Mijailoviqit. Ne i kemi lutur ata pafundësisht. Për ne, këta janë njerëz. Dhe ne do të vazhdojmë të kërkojmë të hetojmë se si dhe pse u vranë në gjakftohtësi”, tha Vuçiq.

Related Posts

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Mother of ballerina Michaela DePrince dies within 24 hours of daughter’s shock death

Ballet dancer Michaela DePrince performed with Beyoncé and was seen as a trailblazer in the art Michaela DePrince, an orphan from Sierra Leone who was adopted by…

Jennifer Lopez’s first husband has savage message for her amid ongoing divorce from Ben Affleck

Actor Ojani Noa was Lopez’s first husband before they divorced after less than a year The man who was married to Jennifer Lopez before Ben Affleck shared…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *