Sllovakia arreston një person që kërcënoi se do të bënte sulm të ngjashëm me atë në Pragë

Policia në Sllovaki ka arrestuar një person që kërcënoi të kryente masakër të ngjashme me atë të së enjtes në Pragë, raporton “BBC”.

Policia ka thënë se 64-vjeçari është ndaluar në qytetin verior Zilina, pasi telefonoi shërbimet emergjente duke thënë se synon të bëjë atë “që ndodhi në Pragë”.

Ai përballet me ndjekje penale për përhapjen e alarmit të përgjithshëm, që parashikon një dënim maksimal prej dy vjetëve burgim.

Të enjten një student hapi zjarr në një universitet në Pragë, duke vrarë 14 persona, ndërsa më pas vrau veten.

Policia e Çekisë po ashtu ka bërë disa arrestime që nga rasti.

Policia e Sllovakisë ka thënë se personi i arrestuar kishte telefonuar shërbimet emergjente duke thënë se dëshiron të blejë një armë të ngjashme me atë që kreu sulmin vrasësi në Pragë.

Policia ka publikuar një video ku shihen zyrtarët policorë të armatosur me armë automatike duke hyrë në apartament dhe arrestuar të dyshuarin.

Në Republikë të Çekisë, një burrë tjetër u arrestua pasi kërcënoi se do t’i vrasë anëtarët e mbijetuar të familjes së vrasësit të Pragës. Policia ka thënë se ka gjetur një armë në shtëpinë e të dyshuarit në rajonin Vysocina.

E të premten mbrëma policët u ftuan në një fshat në perëndim të Plzenit, pasi një burrë kërcënoi se do t’i vriste fqinjët. Ai u arrestua, por u zbulua se ishte i dehur dhe i paarmatosur.

Related Posts

Check hmmm

Check hmmm .. Nice ..:)

Approaching women can be a nerve-wracking experience for many men.However, with the right mindset and approach,it can become an enjoyable and successful endeavor.Here are some techniques to…

IGNITE YOUR PASSION..

One of US’s most notable missing persons cold cases gets major update 24 years after 9-year-old girl vanished

Asha Degree went missing in February 2000 when she was just nine years old Police believe they’ve made progress with a case involving a missing child dating…

Mother of ballerina Michaela DePrince dies within 24 hours of daughter’s shock death

Ballet dancer Michaela DePrince performed with Beyoncé and was seen as a trailblazer in the art Michaela DePrince, an orphan from Sierra Leone who was adopted by…

Jennifer Lopez’s first husband has savage message for her amid ongoing divorce from Ben Affleck

Actor Ojani Noa was Lopez’s first husband before they divorced after less than a year The man who was married to Jennifer Lopez before Ben Affleck shared…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *