Haradinaj paralajmëroi zgjedhje të reja në pranverë, kundërpërgjigjet Bajqinovci: Ka tregu Kurti kur mbahen zgjedhjet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mund të mbahen në pranverë. Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Bajqinovci ka ironizuar me deklaratën e Haradinaj duke thënë se opozita, pra PDK, LDK dhe partia e Haradinajt çdo tre muaj thonë se do të shkojmë në zgjedhje.

Sipas tij, askush nuk po bëhet gati për zgjedhje.

“E para nuk po bëhet askush gati për zgjedhje, sepse ju e dini që partitë opozitare brenda tri vite të qeverisjes sonë, të kryeministrit Kurti, çdo tre muaj kanë thënë po shkojmë në zgjedhje në pranverë, në verë, në vjeshtë, e në dimër”, tha deputeti.

Deputeti i VV-së madje thotë se zgjedhjet do të mbahen ashtu siç ka paralajmëruar Kurti, pra në fund të këtij viti apo fillim të 2025-ës.

Tashmë doli me deklaratë zoti Haradinaj që në pranverë do të mbahen zgjedhjet, por kjo është e pa vërtetë, sepse nuk ka asgjë të vërtetë rreth zgjedhjeve në Kosovë. Zgjedhjet do të mbahen të rregullta ashtu siç ka treguar kryeministri Kurti, e ajo do të jetë në fund të vitit 2024 apo në fillim të vitit 2025 në janar. Askush nuk mund të bëjë zgjedhje të parakohshme, sepse askush nuk i ka numrat përveç koalicionit aktual, listës ‘Guxo’ dhe mironiteteve“, tha Bajqinovci për Insajderin.

Bajqinovci është shprehur i bindur se nuk do të ketë rrëzim të Qeverisë Kurti.

“Nuk ka rrëzim të qeverisë, qeveria është duke kryer punën me sukses edhe këtë vit do të ketë shumë punë të mëdha për vendin, si në aspektin e investimeve kapitale e deri te politika e jashtme dhe nuk do të ketë nevojë për zgjedhje të parakohshme, sepse Kosova nuk e ka ‘luksin’ që çdo dy tre vite të shkojë në zgjedhje dhe ti harxhojë 10 milionë euro“, tha ai.

Gjatë bisedës theksoi se zgjedhjet nuk do të mbahen siç po pretendon opozita, por ashtu siç e thotë Kushtetua.

“Por duhet ta ketë një standard, që çdo katër vite të mbahen zgjedhjet dhe ta kemi fituesin e atyre zgjedhjeve, jo çdo tre muaj siç e ka thënë opozita prej që kemi hyrë në pushtet, ku çdo tre muaj ka thënë jo shkuam të dielën, jo të shtunën, jo këtë javë, jo në tjetrën. Andaj unë po e them me çdo përgjegjësi se zgjedhjet do të mbahen të rregullta ashtu siç e thotë edhe Kushtetuta”, deklaroi ai për Insajderin.

Related Posts

Inside the life of Chaz Bono: Cher had problems with him being gay

Chaz Bono has been through a lot, and being the child of a major music star and actress in Cher hasn’t made things much easier. He’s always…

Diddy’s son speaks out about ‘false narratives’ following his dad’s arrest

The rapper’s adoptive son Quincy Brown has defended his dad on social media Warning: This article contains discussion of sexual assault which some readers may find distressing…

Kevin Bacon discovered he was related to wife Kyra Sedgwick after taking mind-blowing DNA test

Kevin Bacon has been married to Kyra Sedgwick since 1988 Kevin Bacon and his wife Kyra Sedgwick discovered they were related to one another after undergoing a…

50 Cent defends decision to speak out ‘for last 10 years’ on what happened at Diddy’s parties

50 Cent has been speaking out against Diddy since 2006 50 Cent has opened up about the accusations Sean ‘Diddy’ Combs faces noting it’s ‘really’ just what…

Niceee..

The Pentagon answers ‘truth’ about whether alien life has visited our planet

Major General Pat Ryder gave a firm and ‘truthful’ answer to whether the US Government has encountered aliens It is the question we have all been waiting…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *