11 Dec 2025, Thu

Xhamia në lagjen “Mati 1” kundër Vitit të Ri, Ismet Kryeziu kërkon ndërhyrjen e shtetit

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar pasi xhamia “Mati-1” i obligoi nxënësit të paraqesin një ide në letër, me temë “Si mund t’i bind prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri?”.

Kryeziu ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit për këtë rast.

“Këta propagandues fundamentalistë nuk e promovojnë besimin në Zot, por në emër të besimit; janë të angazhuar t’i bëjnë goditje rendit shoqëror dhe kushtetues, të shkuarës dhe të ardhmes shqiptare. Veprimet e tyre politike dhe fundamentaliste në emër të së drejtës për të besuar nuk janë më vetëm ushtrim i së drejtës për të besuar.

Prandaj është e rëndësishme që shteti të ndërhyjë për të garantuar të drejtat e qytetarëve. Garancia më e mirë nga shteti është, kur ndalon veprimet e atyre që abuzojnë me të drejtat e të tjerëve, si në rastin e kësaj xhamie dhe këtij hoxhe”, shkroi Kryeziu.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *