12 Dec 2025, Fri

E kaloi natën e ndërrimit të viteve në spital, Arbana Osmani reagon pas daljes

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka reaguar 3 ditë pasi përfundoi në spital për shkak të disa problemeve shëndetësore që pati djali i saj, Dielli.

Ajo ka bërë një postim në rrjeti social “Instagram” ku falenderon të gjithë për mbështetjen për situatën e vështirë që kaloi.

Më tej Arbana tregon se tashmë janë larguar nga spitali dhe ndodhen të sigurt në shtëpi.

“Jemi të sigurt dhe jemi në shtëpi. Faleminderit për të gjitha fjalët dhe lutjet tuaja të mira. Ju dua të gjithë “, shkruan Arbana ku shihet teksa e përqafuar me djalin e saj.

By Nazmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *